Dyqane, pistë patinazhi, plazh dhe hotele janë të gjitha - TopicsExpress



          

Dyqane, pistë patinazhi, plazh dhe hotele janë të gjitha aktivitete në ofertë për vizitorët, në ndërtesën më të madhe në botë. Qendra tregtare New Century Global Centre në Chengdu, Kinë, është 20 herë më e madhe se pallati i operës në Sidni, ose tre herë më e madhe së Pentagoni. Me një sipërfaqe prej 1.7 milionë metër katrorë. ajo përmban qendra tregtare, një fshat mesdhetar, një park ujor, një pistë patinazhi dhe hotele të shumta. Megjithatë, vizitorët në ndërtesën prej xhami nuk duhet të shqetësohen për motin, pasi kompleksi gjigand ka një diell artificial. Ndërtesa është 500 metra e gjatë, 400 metra i gjerë dhe 100 metra të lartë, thuhet në raport. Sipas zyrtarëve kinezë, New Century Global Centre është ndërtesa më e madhe në botë dhe janë dashur tre vjet për ta përfunduar.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 08:25:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015