MJALTI, mjekimi që shëron sinozitin (ndezjen e hapsirave të - TopicsExpress



          

MJALTI, mjekimi që shëron sinozitin (ndezjen e hapsirave të hundës) Mjalti nuk është vetëm i shijshëm, por edhe shërues. Një lugë mjaltë mbron grykën e fytit dhe qetëson hidhërimin gjatë stinës së ftohtë. Sipas një studimi të zhvilluar në Kanada nga Universiteti i Otavës, kjo substancë ndihmon edhe ata që vuajnë nga sinoziti, një inflamacion (ndezje) që shkaktohet nga disa bakterie, kërpudha, alergji apo infeksione virale. Kërkuesit hulumtuan veprimin e mjaltit tek bakteriet që janë shkaktarët kryesorë të shumë infeksioneve, përfshirë këtu edhe sinozitin. Këto bakterie shkaktojnë edhe uljen e efektit të antibiotikëve dhe në pjesën më të madhe edhe të medikamenteve (barnave) më të njohura për simptomat e sinozitit. Në fakt, studiuesit kanë zbuluar se jo të gjithë, por vetëm disa lloje mjalti përmbajnë ato elemente antibakteriale për të shëruar sa i përket sinozitin. Para pak kohësh edhe një kërkim i Universitetit të Pizës konfirmoi se mjalti është shumë efikas për të luftuar infeksionet, duke vepruar si një antibiotik i vërtetë. Sipas këtij studimi, ngrënia e mjaltit është e nevojshme për të luftuar dhembjen e fytit dhe infeksionet në gojë.
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 14:09:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015