Nga përvoja ime edhe jashtë vendit, një jetë mbi shtatë - TopicsExpress



          

Nga përvoja ime edhe jashtë vendit, një jetë mbi shtatë vjeçare, kam arritur të shohë dhe përjetoj disa ndryshime kulturore e në sjellje nga ajo që kemi ne në vendet tona. Andaj, mënyra e komunikimit e cila është e përhapur tek ne siç është kapja për dore, e cilës do gjini, e të pa njohurve gjatë përshëndetjeve, përqafimi i shokëve mes vete ose shoqeve mes vete e elemente të tjera, nuk është e njëjtë edhe në perëndim. Përqafimi i shokëve, për shembull, element miqësorë i cili është i përhapur tek ne në masë të madhe, nuk është i përpahur këtu, edhe atë jo rastësisht, por si pasojë i zhvillimit të elementeve tjera kulturore qofshin ato morale ose jomorale. Unë vlerësoj se me kohë disa nga elementet shoqërore të cilat nxisin shoqëri të mirë do të mënjanohen për shkak të ndikimit të elementeve tjera jomorale të cilat i ngërthjejnë këto elemente. Shumica e njerëzve nuk duan të identifikohen me të keqen, kështu që do të shmangin elementet e së mirës për hirë të mbrojtjes së personalitetit të tyre. Sa i përket barazisë gjinore, ajo në thelb është kërkesë e femrave të pa ditura. Femrat të cilat kanë dije kërkojnë të drejtat të cilat ua mohojnë meshkujt dhe asgjë më shumë sepse ato kuptojnë gabimin e barrës së stërngarkuar me atë e cila nuk është nevojë dhe detyrë e tyre. Unë u sugjeroj femrave shqiptare që të mësojnë të njohin veten e tyre fillimisht, pastaj të njohin mashkullin, pastaj të njohin detyrat/obligimet e tyre, pastaj të njohin detyrat/obiligmet e mashkullit dhe në fund të kërkojnë atë e cila u mungon. Është ironike, por në shumë raste njeriut nuk i duhen të gjitha të drejtat që i kërkon, pra nëse nuk nxitet konflikt për të fituar diç që të takon por nuk të duhet, atëherë mund të ruhet një energji e kursyer për situata tek të cilat është nevoja.
Posted on: Sat, 17 Aug 2013 21:05:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015