Nëse keni një trup me masa të mëdha Vishni fustane që ju - TopicsExpress



          

Nëse keni një trup me masa të mëdha Vishni fustane që ju përshtaten. Veshjet oversize vetëm rrisin volumin dhe ju bëjnë të dukeni me përmasa akoma më të mëdha. Zgjidhni bluza dhe këmisha që të kenë detaje të veçanta në pjesën e qafës në mënyrë që të zhvendosni vëmendjen në fytyrën tuaj. Dizenjot dhe motivet e ndryshme janë të mira vetëm në qoftëse i përshtaten trupit tuaj. Provoni dizenjo me linja vertikale të cilat të jenë në proporcion me përmasat e trupit tuaj. Në këtë mënyrë, syri ka për tendencë të shohë nga lart poshtë dhe jo nga e djathta në të majtë. Mbani veshje me nuanca të ngjashme. Të gjitha veshjet duhet të jenë në të njëjtën familje ngjyrash. Gjeni pjesën më të ngushtë të brezit tuaj dhe theksojeni këtë zonë me një rrip.
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 09:57:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015