Pershendetje Miq! Pashe nje leter nga nje student i universitetit - TopicsExpress



          

Pershendetje Miq! Pashe nje leter nga nje student i universitetit Aleksander Mojsiu ne Peshkopi dhe desha te tregoj nje ane tjeter te problemeve te ketij univeristeti. Kohet e fundit kam marre vesh qe nje pjese e lektoreve tane akoma nuk kane marre pagat e tyre te vitit te kaluar. Une e di nga te njohur te mij dhe nje lektor tjeter qe japin mesim ne universitet. Njeri nga ata vjen nga larg. Kush ia paguan bileten? Kush ia paguan ushqimin? Kur akoma nuk ka marre pagen?! I shkreti lektor deri sivjet ka shpenzu nga xhepi i tij. Ndoshta si keta dy lektor ka dhe te tjere qe nuk jane paguar! Nuk eshte per tu habitur! Por si ka mundesi qe nuk jane paguar? Per cfare kane sherbyer miliona taksa qe studentet kan paguar? Ku jane? Ne sherbim te kujt jane vendosur?! Ku jane shpenzuar?! Kush i menaxhon dhe si?! Ne nje takim te qeverise se studenteve me Dekanin ne ambjentet e universitetit vitin e kaluar, pyetjes per mungesen e lektoreve te ekonomikut dekani iu pergjigj se Ekonomikun e ka ne dore departamenti i Ekonomikut ne Durres dhe ata nuk kane fonde per te paguar pedagoget. Madje nje pjese e mire e pedagogeve te filialit tone paguheshin nga taksat e studenteve. Kjo ishte arsyeja e mungeses se lektoreve sipas dekanit... Dhe nga ana tjeter del qe keto pedagoge qe paguheshkan me taksat tona, nuk kane marre pagat fare per ate vit! Ka kontroll atje apo fare?! Nje skandal tjeter qe e kam pare vete vjet eshte qe ka lektore qe u japnin kurse private studenteve te tyre, gje kjo qe bie ne kundershtim te plote me rregulloren e Universitetit! Ndoshta per studentet nuk eshte ne interes nese lektori paguhet apo nuk paguhet, por nese dikush paguhet atehere e ben punen me kenaqesi dhe me mire. Prandaj ne si studente shqetesohemi! Une ka ca qe jam transferuar ne Durres tashme dhe shoh shume ndryshime me filialin e Peshkopise. Gjithcka ne normalitet! Sot isha ne vendlindjen time, ne Peshkopi, dhe gjere e gjate e bisedova me miqt e mi... Me vjen keq qe ata akoma vazhdojn rrumpall si i thote populli! Me vjen keq per qytetin tim! *** (Shënim: PDA nuk garanton vërtetësinë e përmbajtjes.)
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 12:34:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015