“Sulmi ndaj Sirisë ndihmon Al Kaedën” “Cdo veprim - TopicsExpress



          

“Sulmi ndaj Sirisë ndihmon Al Kaedën” “Cdo veprim ushtarak kundër Sirisë ndihmon Al Kaedën”. Ky është mendimi i Damaskut zyrtar në lidhje me përgatitjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërmarrë një operacion ushtarak pas sulmeve me armë kimike, sipas tyre, të qeverisë siriane ndaj rebelëve më 21 gusht. Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad tha për BBC se armët kimike i kanë përdorur grupe të armatosura të mbështetura nga Amerika dhe jo trupat siriane. “Cdo sulm ushtarak nga ana e SHBA-së do të ishte një ndihmë dhe mbështetje për Al Kaedën. Gjithashtu, nëse Amerika do të na sulmonte, do të rritej shumë urrejtja ndaj këtij vendi dhe do të destabilizohej Lindja e Mesme. Vetë fakti që presidenti Obama do të presë vendimin e Kongresit do të thotë që nuk i ka menduar të gjitha pasojat që mund të sjellë një sulm ndaj Sirisë”, tha Mekdad. Ndërsa SHBA-të deklarojnë se kanë prova që kanë qenë pikërisht trupat siriane ato që kanë përdorur gazin sarin ndaj civilëve. “Më lejoni të shtoj një zhvillim të fundit shumë të rëndësishëm, që ne kemi mësuar në 24 orët e fundit përmes kampionëve, që u janë dhënë Shteteve të Bashkuara, që tani janë testuar në lindje të Damaskut. Kampionët e flokëve dhe të gjakut rezultuan pozitiv për gaz sarin. Kësisoj, çështja po rritet dhe nuk besoj se ish-kolegët e mi në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve do t’u kthejnë kurrizin interesave tona, besueshmërisë së vendit, lidhur me normën për ndalimin e përdorimit të armëve kimike, që ka nisur prej vitit 1925”, tha John Kerry, sekretari amerikan i shtetit.
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 09:54:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015