[41] Ky është rregull i njohur sepse ALLAHU s.v.t për - TopicsExpress



          

[41] Ky është rregull i njohur sepse ALLAHU s.v.t për Kur’anin : (( sqarim për çdo send)) [En-Nahl:89]. Dhe thotë:(( dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty,e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën,duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë)) [El-Furkan:33]. Nuk gjendet dyshim apo kotësi në këtë botë që argumentohet me të pa besimtari apo sekularisti vetëm se ka ne Kur’an çka e kundërshton atë;porse nuk qartësohet kjo vetëm se me njohjen e Kur’anit dhe kuptimin, mësimin e tij mësim të vërtetë,derisa të kuptojë se çka në të prej thesareve,dhe çka ka në të prej armëve,dhe çka ka në të prej pajisjeve me të cilat i rezistojmë armiqtë tanë duke iu afruar librit të ALLAHUT s.v.t me mësim të tij përmendësh(hifdh) duke kuptuar,lexuar,medituar dhe afruar me të derisa të bëhemi përmirësues me këtë armë. Mirëpo prezenca e Kur’anit thjeshtë tek ne pa mos u kujdesur për të dhe mësuar atë nuk mjafton,ithtarëve të librit kanë humbur dhe kanë bërë kufër(mohim) dhe te ata ka qenë Tevrati dhe Inxhili kur e braktisën mësimin e tyre dhe veprimin me to. Mirëpo patjetër me mësuar Kur’anin në dritën e sunnetit të Pejgamberit s.a.v.s dhe komentin e selefu salih (të parëve tanë të mirë) dhe jo në dritën e mësimeve bashkëkohore të ndërtuara me lakmi dhe injorancë apo çka emërtojnë ata” dobësi botërore”,nuk është kjo e veçantë me Pejgamberin s.a.v.s dhe pasuesit e kohës së tij me Kur’anin porse kjo është e përgjithshme për gjithë ummetin e tij deri në Ditën e Gjykimit,mirëpo duhet të kemi maturi me Kur’anin dhe mësimin e tij sikur se e meriton; sepse në të ka sqarim të së vërtetës dhe kundërshtim ndaj ithtarëve të së kotës. * * * Unë po të përmendi ty gjëra të cilat i ka përmendur Allahu në librin e Tij si përgjigje për fjalët me te cilat janë argumentuar idhujtarët në kohën ton kundër nesh[42]. /Komentim/ [42]kur ta përmendi ty ketë rregull të madh e ai është se nuk vjen i prishuri me dyshimin e tij vetëm se në Kuran ka çka ia sqaron kotësinë e tij dhe se kjo vazhdon deri në ditën e gjykimit, ka hyr në shembull prej realitetit që ka ndodhur me dijetarin Allahu e mëshiroftë në kohen e tij me armiqtë e tij. Prej këtu e deri në fund të librit i gjithë është zbulimi i dyshimeve të cilat ia paraqesin dijetarët dhe ai ju përgjigjet atyre ndaj ati ( dyshimi) prej librit të Allahut dhe prej sunetit të të Dërguarit të Tij s.a.v.s dhe ia hedh poshtë (përgënjeshtron) argumentet e tyre e me ketë e ka ndihmuar Allahu ndaj atyre dhe ia ka prishur intrigat e tyre. * * * Themi: përgjigjja ndaj ithtarëve të së kotës është në dy mënyra : atë globale dhe në detaje[43]. /Komentim/ [43]el-muxhmel (globalja): është rregull i përgjithshëm në përgjigje të ithtarëve të së kotës pa dallim llojeve të tyre në çdo kohë dhe vend. El-mufasal (detaji): është replikë për çdo dyshim me mprehtësi, nëse e njeh të përgjithshmen (muxhmel) dhe detajin në kundërshtimin e dyshimeve është bërë te ty një armë për ti luftuar me të idhujtarët dhe të prishurit. * * * Mirëpo argumentet globale janë një çështje e madhe dhe përfitim i madh për atë që ka intelekt dëshmi për ketë është fjala e Allahut s.v.t ((Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos Allahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë)) [Ali Imran: 7] [44]. /Komentim/ [44]kjo është replika globale (muxhmel) ndaj dyshimeve, ka thëne Allahu s.v.t: ((Ai është që ta zbriti librin ty)) d.m.th:Kuranin ((e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit)) [Ali Imran: 7] i qartë është ai cilin nuk ka nevoj për qartësimin e tij te ndonjë tjetër. Në kuran ka ajete në këtë mënyrë (muhkemat) d.m.th: të qarta dhe të çiltra në kuptimet e tyre nuk kanë nevojë për dikën tjetër ((ato janë nëna e librit)) nëna e diçkaje është origjina te e cila kthehet, andaj ajetet muhkemat (të qarta) janë origjina te të cilat duhet te kthehemi. ((e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë)) El-muteshabih është ai i cili ka nevojë për qartësimin e kuptimit të tij te të tjerët dhe kthehet te el-muhkemat (te të qartat) dhe në ketë mënyrë kuptohet domethënia e tyre. Prej el-muteshabih është: bartës i kuptimeve të shumta dhe ka nevojë për të tjerët në qartësimin e qëllimit prej tij. Dhe prej tyre ka të përgjithshme dhe ka prej tyre të deroguara. E ka përmendur Allahju s.v.t gjendjen e njerëzve prej dy llojeve të qartë dhe të paqartë e ka thënë: ((E ata që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë)) i marrin ajetet e pa qarta apo ajete që bartin më shumë se një kuptim dhe argumentohen me to për atë që dëshirojnë me gjithë atë se ato janë bartëse të më shumë kuptimeve , dhe nuk është tekst për çka thonë. Porse ata dëshirojnë mbështjellim për njerëzit dhe thonë: ne u argumentuam me kuran, i morrin ajetet të cilave nuk u qartësohet kuptimi tyre në veten e tyre apo ajetet bartëse të shum kuptimeve dhe argumentohen me ato për atë që dëshirojnë(( për të shkaktuar huti)) d.m.th dyshim dhe humbje, apo ((e kinse kërkojnë komentin e tyre.)) Et-tevil (koment) thuhet për dy kuptime sikurse ka thënë shjhul islam Ibën Tejmije Allahu e mëshiroftë në librin e tij et-tedmirije: kuptimi i parë është se qëllimi i saj është koment dhe kjo është e njohur te të parët. Për këtë do të gjesh se ibn xherir et-taberiu në komentin e tij thotë: fjala për “tevil” në fjalën e Allahut d.m.th komentin e saj edhe nëse është kjo për qëllim në ajet ((Po, pos Allahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë)). Allahu s.v.t i lidhë dijetarët e pajisur me dituri me madhësinë e Tij kështu Po, pos Allahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë.(dhe) Dijetarët e pajisur me dituri )) [Ali Imran: 7] d.m.th: dijetarët e pajisur me dituri e din domethënien e tyre dhe ajo ëhtë komenti dhe kështu me kthimin te të qartat të cilat e qartësojnë qëllimin e tyre. Andaj komentin e kuranit në ketë aspekt nuk e din askush pos Allahut dhe poseduesit e diturisë së veçantë, mirëpo të rëndomtit dhe injorantët nuk e din komentin e tyre, kurse pronarët e devijimit i marrin të paqartat dhe nuk i kthejnë te të qartat dhe e këpusin një pjesë të kuranit nga pjese tjetër dhe i marrin disa ajete dhe i lënë disa të tjerë. Ndërsa kuptimi i dytë i komentit (tevilit): është realiteti i çështjes për shembull realiteti çka është në xhenet prej rrushit, hurmave dhe fryteve të tij, qumështit, verës, mjaltës dhe gjëra nuk i din të vërtetat e tyre askush pos Allahut s.v.t sepse ato janë prej diturisë së fshehtë. Po ashtu mënyrën e emrave të Allahut dhe cilësive të Tij nuk i din askush pos Allahut s.v.t. Nëse ka për qëllim ketë atëherë detyrohemi që ta kuptojmë ashtu siç e ka cekur Allahu s.v.t duke mos dhënë komente nga vetja, nga që realitetin e din vetëm Allahu s.v.t . * * * Është vërtetuar prej të Dërguarit s.a.v.s se ai ka thënë ((Nëse i shihni ata të cilët gjurmojnë te ato që nuk janë të qarta prej tyre,ata janë ato që i ka emëruar Allahu : ata që në zemrat e tyre kanë devijim kujdesuni nga ato)) transmeton Buhariu dhe Muslimi [45]. /Komentim/ [45]Është vërtetuar prej të Dërguarit s.a.v.s në hadithin të ciëlin e transmeton Buhariu dhe Muslimi se ai ka thënë: ((Nëse i shihni ata të cilët gjurmojnë te ato që nuk janë të qarta prej tyre)) d.m.th prej kuranit dhe sunetit dhe i marrin tekstet me kuptime globale e lënë tekstet e detalizuara ((ato janë ata që i ka emëruar Allahu)) në këtë ajet ((E ata që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë)) andaj keni kujdes nga ato)) d.m.th keni kujdes nga ithtarëve të së kotës të kësaj rruge që të mos ua mbështjellin juve çështjet e fesë së juaj. Në këtë ka tërheqje të vërejtjes prej dijetarëve të humbur dhe shpikëse (bidatxhive) që të mos na mbështjellin neve çështjet e fesë sonë, ata janë prej tyreve të cilët ((Ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut pasi që është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që Allahu ka urdhëruar të jetë e kapur, e edhe bëjnë shkatërrim në tokë)) [El-Bekare:27] * * * Shembull për këtë : nëse të thonë ty disa idhujtarë: (( Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër ) e as kurrfarë brengosje)) [junus:62] Apo të thonë se ndërmjetësimi është i vërtet dhe se Pejganberët kanë pozitë te Allahu. Apo përmend fjalët e Pejgamberit s.a.v.s dhe argumenton me të diç prej të kotësisë së tij dhe ty nuk e kupton domethënien e fjalës ta ka përmendur ai ty. Përgjigju atij me fjalën tënde: se vërtet Allahu kaa përmendur në librin e Tij, se ato që në zemrat e tyre kanë devijim i lënë el-muhkematet (të qartat) dhe i ndjekin el-muteshabiha (të pa qartat) .dhe çka të kam përmendur ty prej asaj që Allahu s.v.t e ka përmendur se idhujtarët e pohojnë tevhidin rrububije dhe se kufri i tyre i lidhur me engjëjt, pejgamberët dhe evlijat me fjalën e tyre ((“Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!”)) [Junus: 18] kjo çështje është e qartë, nuk mundet askush me ndryshuar kuptimin e saj . Dhe atë që ma ke përmendur o ty idhujtar nga kurani apo fjalë të Pejgamberit s.a.v.a nuk e kuptoj domethënien e saj, porse jam i bindur se fjalët e Allahut nuk e kundërshtohen dhe se fjalët e pejgamberit nuk kundërshtohen dhe se fjalët e Pejgamberit s.a.v.s nuk i kundërshtojnë fjalët e Allahut s.v.t e kjo është përgjigje me vend, porse nuk e kupton atë vetëm se atë që e përshtat Allahu vërtet është siç ka thënë Allahu s.v.t në kuran:((Mirëpo,këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyte të lartë)) [ Fussilet: 35] [46]. /komentim/ [46]D.m.th: nëse të thotë ty ndonjë prej dijetarëve idhujtar të cilët janë të lidhur me evliatë dhe kërkojnë prej tyre mirësi dhe ju luten atyre sikurse është gjendja e reale sot te adhuruesit e varreve dhe thonë: vërtet Allahu s.v.t thotë: ((Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje)) [junus: 62]. Për evliatë edhe Pejgamberi s.a.v.s ka lajmëruar se të sinqertit ndërmjetësojnë, evliatë ndërmjetësojnë dhe të dërguarit ndërmjetësojnë. Përgjigjja është: se ndërmjetësimi është i vërtet nuk ka dyshim në këtë, porse ajo sikurse e ka përmendur Allahu pa tjetër qe ti ketë dy kushte që të realizohet : Leja për ndërmjetësim që të ndërmjetësoj dhe që të jetë ai të cilit i ndërmjetësohet prej ehul-tevhidit (njëshmërusve). Nuk ka dyshim se Allahu s.v.t ju ka premtuar evliave se ata nuk kanë frikë dhe as kurrfarë brengosje; porse kush janë evliatë? A janë evliatë kategori e veçantë e njerëzve të cilët kanë kësula dhe rroba të veçanta? Apo evlia janë ato mbi të cilët janë ngritur kube?. Nuk është kështu, sepse Allahu s.v.t ia ka sqaruar pa këtij ajeti direkët kur ka thënë: (((Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur)) [Junus: 63]. Çdo besimtar i ruajtur është veli (i dashur) i Allahut, nuk është velajete (dashuria) e veçantë për një kategori të caktuar, apo persona të caktuar që kanë rroba të posaçme dhe shenja të veçanta, apo mbi varret e tyre kube dhe zbukurime; Evlia është çdo besimtar i ruajtur ai është veli ( i dashur) i Allahut sipas tekstit të këtij ajeti. El-velajete dallon me dallimin e besimit dhe takvas (ruajtjes nga mëkatet dhe dyshimet) prej tyre kush është veli me velajete të plotë dhe prej tyre kush është veli jo i plotë varësisht besimit dhe takvallëkut të tij, andaj nuk është el-velajet i veçantë sikurse pretendojnë për ata persona, apo për ata të varreve Pejgamberi s.a.v.s thotë: (( Ndoshta një njeri i pluhurosur i larguar nga dyert po ta lutë Allahun do të ja pranoj lutjen)) transmeton Muslimi. Mundë që të jetë veli (i dashur i Allahut) i pa njohur dhe nuk ka pozitë tek njerëzit. Kjo në një anë kurse në anën tjetër nëse vërtetohet se ai është i dashur i Allahut s.v.t atëherë kjo nuk i jep atij diç prej err-rrububijes (cilësi të Zotit) dhe as diç pre hakut (të drejtës) së Allahut; sepse ai është rob i Allahut ka nevoj për ai është rob i Allahut ka nevoj për Zotin e tij, nuk posedon diç prej çështjeve, nuk krijon dhe nuk furnizon, nuk domethënë se ai nëse është veli (i dashur i Allahut) ne të lidhemi me të dhe me i zbuluar nevojat tona te ai, me ju lutë atij dhe me kërkuar prej tij; sepse Allahu ka thënë: ((S ‘ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shokë (idhujtarin), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do)) [En-Nisa: 48] dhe ka thënë: ((Dhe adhuronie Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë)) As prej evliave e as prej të tjerëve Allahu nuk kënaqet me ketë (shirkun), nuk është kuptimi i fjalës së Tij: ((Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje)) [junus: 62] se ata posedojnë diç prej rububijes dhe se ata bëjnë dobi dhe dëm, se ata japin ndërmjetësim dhe se ata dhe se ata ... si kurse pretendojnë adhuruesit e varreve. Andaj kush lidhet me evliatë dhe kërkon prej tyre ndërmjetësim, e ato të vdekur, apo ju lutet atyre a ato të vdekur, apo kërkon prej tyre kryerjen e nevojave e ato në varret e tyre atëherë ai është sikur idhujtarët e parë për të cilët ka thënë Allahu: ((Ata pos Allahut adhurojnë çdo gjë që nuk u bën dëm as dobi atyre,e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!”)) [Junus: 18]. E ata thonë se ne nuk besojnë se ata krijojnë dhe furnizojnë porse për shkak se i bëjmë ndërmjetës mes neve dhe mes Allahut; sepse ata janë evlia, kurse ne të mangët dhe mëkatar e ata me mirësitë, pozitën, vendin e tyre te Allahu ndërmjetësojnë për ne. Allahu i kundërshtoj ata dhe tha: ((I pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!)) [Junus :18] e emërtoi këtë shirk dhe ka thënë ne ajetin tjetër: ((Vini re! Adhurimii sinqertë është vetëm ai për Allahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë (evliatë) miq të tjerë (duke thënë) : Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut)) [Ez-Zumer: 3]. Dëshirojnë vetëm ndërmjetësimin te Allahu s.v.t porse ata e kanë pranuar se Allahu është krijues, furnizues, Ai që jep jetë dhe vdekje, andaj ata (idhujtarët e parë) e pranojnë tevhidin rububije plotësisht sikurse e ka përmendur Allahu për ato; porse me veprën e tyre kanë pas për qëllim ndërmjetësimin e atyre të mirëve te Allahu andaj janë betuar tek ata, kanë ther për ata dhe ju kanë lutur atyre : o zotëri ndërmjetëso për mua te Allahu,bane ketë, kjo është ajo të cilën e thonë te varret, a dallon kjo me atë që e thanë idhujtarët më herët, të cilët i kundërshtoj Allahu me fjalën e Tij: ((Vërtet Allahu nuk udhëzon atë që është gënjeshtar pabesimtar))?! Gjykoj ndaj tyre se janë gënjeshtar dhe gjykoj ndaj tyre se janë qafirë, andaj kjo vepër e tyre është kufër dhe gënjeshtër. Në suren Junus e ka pastruar veten e Tij prej kësaj dhe tha: ((I pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!)) [Junus: 18] e ka emëruar shirk. Evliatë janë adhurues të mirë ato kanë vlerën e tyre dhe i respektojmë i duam ato, dhe i pasojmë ata në punë të mira, porse nuk kanë ortakëri me Allahun s.v.t edhe ata janë sikur ne të nevojshëm për Allahun s.v.t të varfër te Allahu s.v.t ((O ju njerëz ju jeni të varfër (për) Allahun)) kjo është e përgjithshme ((Allahu është i pasur i falënderuar)) [Fatir: 15] Çdo krijesë është i nevojshëm (fukara) për Allahun s.v.t duke i përfshirë pejgamberit dhe të dërguarit dhe duke i përfshirë në to engjëjt paqja e Allahut qoftë mbi to të gjithë janë të nevojshëm për Allahun s.v.t kjo është ajo që e largon pështjellimin; sepse ata e marrin një pjesë të Kur’anit dhe argumentohen me të dhe e lënë pjesën tjetër: i marrin ajetet të cilat i lavdërojnë evliatë dhe i lënë ajetet tjera të cilat na i bëjnë të qartë se ata nuk adhurohen pos Allahut s.v.t dhe se kush kërkon prej tyre diç e ata të vdekur atëherë ai është idhujtar kafir , i lënë këto ajete e kjo është prej devijimit të cilin e ka përmendur Allahu s.v.t. Le të jetë te ty kjo rregull se: njeriu sado që të arrij prej mirësisë, dinjitetit dhe pozitës te Allahu, ai nuk ka prej rububijes diç dhe se ai nuk lutet me Allahun, dhe se atij nuk i takon diç prej adhurimit dhe se ai nuk është i kënaqur me ketë (me adhurimin që ja bëjnë atij). Andaj evliatë dhe të mirët me të vërtet nuk janë të kënaqur me ketë (që të luten pos Allahut) she e ndalojnë ketë me një ndalim të rrept, porse kënaqen me këtë tagutat (tiranët) të cilët i thirrin njerëzit për ti adhuruar ato. Ndërsa evliatë Allahu i ruajt prej kësaj, nuk janë të kënaqur me ketë, porse janë të kënaqur me ketë evliatë e shejtanit ky ëhtë kuptimi i fjalës së dijetarit Allahu e mëshiroftë. [Porse jam o bindur se fjalët e Allahut nuk kundërshtohen dhe se fjalët e të Dërguarit s.a.v.s nuk i kundërshtojnë fjalët e Allahut] andaj obligohet kthimi i teksteve njëri me tjetrin dhe të komentohen njëra me tjetrin derisa të qartësohet ajo që është e kërkuar, kjo sikurse ka thënë dijetari: përgjigje me vend, i përgjigjet me vëmendje; sepse ai është bazuar në librin e Allahut andaj kush i përshtatet ai është me fat të madh. * * * Kurse përgjigjja në detaje është : se armiqtë e Allahut ata kanë kundërshtime të shumta për fenë e të Dërguarit me tato i pengojnë njerëzit prej saj (fesë). Prej tyre është edhe kjo fjalë e tyre: ne nuk i shoqërojmë Allahut, porse ne dëshmojmë se nuk krijon, furnizon ,nuk bën dobi dhe as dëm askush përveç Allahut e cili është një dhe nuk ka rival dhe se Muhamedi s.a.v.s nuk posedon për vetën e tij dobi e as dëm më tepër se Abdul Kadri apo dikush tjetër, mirëpo unë jam mëkatar, kurse të mirët kanë pozitë te Allahu dhe kërkoj prej Allahut ndërmjet tyre. Përgjigju atij me atë që para kaloj e ajo është: se ato të cilët i ka luftuar i Dërguari s.a.v.s e kanë pohuar atë që e përmende dhe kanë pohuar se idhujt e tyre nuk rregullojnë asgjë, porse kanë dashur (prej tyre) pozitë dhe ndërmjetësim dhe lexoju atyre ç’ka ka përmendur Allahu në librin e Tij dhe ka sqaruar. Nëse thotë: këto ajete kanë zbritur për ato që i adhurojnë idhujt, si po i bëni të mirët sikurse idhujt?! A po i bëni pejgamberit idhuj?!. Përgjigju atij me atë që parakaloj : nëse ai e lexon se pabeimtarët dëshmojnë ne rububije se e gjitha i takon Allahut dhe se ata nuk kanë dashur për atë që kanë synuar vetëm se ndërmjetësimin , mirëpo kanë dashur të bëjnë dallim mes veprës së tyre dhe mes veprës se atij me çka e ka përmendur; andaj përmendu atyre se ka prej pabesimtarëve që i luten idhujve dhe prej tyre ka që i luten evliave për të cilët ka thënë Allahu: ((Të tillët (zotat) që këta po i lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtet) ))[el-Isra: 57]. E lusin Isanë birin e Merjemes dhe nënën e tij ka thënë Allahu: ((Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit e tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si i kthejnë shpinën të vërtetës! Thuaju: “A adhuroni pos Allahut atë që nuk mund t’ju sjellë as dëm e as dobi? Allahu është që dëgjon (ç’thoni) që si (ç’veproni) )) [El-Maide: 75-76] dhe përmendja atij fjalën e Allahut s.v.t (( Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: “A këta ishin që vetëm juve u adhuronin?” . Ata (engjëjt) thonë: “I pa të meta je o i madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) she shumica sish u besonin atyre”)) [Sebe’ë: 40-41]. Dhe fjalën e Tij s.v.t: ((dhe kur Allahu i tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “ Më besoni mua dhe nën time dy zota pos Allahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua të them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, Ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, e unë nuk di ç’ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!”)) [ El-Maide:116]. Andaj thuaj atij : a e kuptove se Allahu i ka bërë kafira ate që i synon idhujt, i ka bërë kafira po ashtu kush i synon të mirët, dhe i ka luftuar i Dërguari i Allahut s.a.v.s ?! Nëse thotë :kafirat kërkojnë prej tyre, kurse unë dëshmoj se Allahu është dobi prurës, Ai që bën dëm dhe rregullues, nuk kërkoj vetëm se prej Tij, e të mirët nuk kanë ata prej çështjeve asgjë, porse i synoj ata duke shpresuar prej Allahut ndërmjetësimin e tyre. Përgjigju: se kjo është fjala e kafirave e njëjtë dhe e barabartë dhe lexoju atyre fjalën e Allahut: (( Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut)) [Ez-Zumer: 3] dhe fjalën e Tij s.v.t: ((e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!”)) [Junus: 18]. Dije: se këto tre dyshime janë më të mëdha që kanë ato, nëse e ke njohur se Allahu e ka sqaruar në librin e Tij dhe e ke kuptuar me një kuptim të mirë, atëherë çka vjen pas këtyre është më e lehtë se këto [47]. / komentim/ [47]Përmendi dijetari Allahu e mëshiroftë në këtë pjesë tre dyshime të idhujtarëve këto janë më të rëndësishmet tek ajo që kanë ata, nëse e ke kuptuar përgjigjen e vërtet kundër atyre atëherë çka vjen pas kësaj është më e lehtë se kjo. Dyshimi i parë: Se ata thonë: ne dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut s.v.t dhe e dimë se nuk bën dobi dhe as dëm akush pos Allahut s.v.t dhe se Pejgamberi s.a.v.s nuk posedon dobi e as dëm më tepër se Abdul kadri (d.m.th Abdul Kadr Exh-xhejlani) mirëpo, ata kanë pozitë te Allahu dhe e kërkojmë prej Allahut te ata; d.m.th i bëjmë ndërmjetës mes neve dhe mes Allahut për atë që kanë ata prej mirësive. Përgjigja është: shumë e lehtë prej librit të Allahut që t’u thuash: vërtet idhujtarët me idhujt e tyre nuk kanë pasur (besim0 se ata krijojnë, furnizojnë, bëjnë dobi dhe dëm; porse i kanë marr ndërmjetësues Mes tyre dhe mes Allahut, e kjo është e qartë në fjalën e Allahut s.v.t ((Ata pos Allahut adhurojnë çdo gjë që nuk u bën dëm as dobi atyre,e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!” Thuaj: “ A po e informoni Allahun me diçka që Ai nuk di se ç’ka në qiej dhe në tokë?” I pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!)) [Junus: 18]. E ka pastruar vetën e tij nga veprat e tyre dhe e ka emëruar shirk veprën e tyre me gjithë atë se ata thonë: ata janë ndërmjetës tanë te Allahu dhe besojnë se ata nuk bëjnë dobi e as nuk dëmtojnë; porse synimi i tyre ka qenë vetëm se lidhja e pozitës. Ajete argumentojnë se idhujtarët e kanë pranuar se nuk ka krijues, furnizues dhe se nuk i rregullon çështjet askush përveç Allahut s.v.t dhe se idhujt e tyre dhe të adhuruarit e tyre nuk krijojnë, nuk furnizojnë dhe se nuk i rregullojnë çështjen me Allahun; porse i kanë marr ndërmjetës dhe nuk ka dallim mes juve dhe mes atyre. E nëse je mëkatar përse nuk kërkon falje prej Allahut, të kërkosh prej Allahut, Allahu të ka urdhëruar me istigfar (kërkim të faljes) dhe të ka premtuar pendimin dhe se e pranon prej teje dhe ti falë mëkatet e nuk ka thënë: nëse bën mëkat shko te varri i filan evliasë apo te filan robi i mirë ndërmjetëso te ai dhe bëre atë ndërmjetësues mes Meje dhe mes teje. I thua po ashtu: ata nëse kanë pozitën e tyre te Allahu atëherë pozita e tyre është për ata dhe lirësi e tyre është për ata, ty nuk ke vetëm se veprën tënde kurse mirësia e të mirëve është për ata dhe pozita e tyre te Allahu është për ata, ç’ka të lidhë ty me veprën e filanit dhe me mirësinë e filanit? Çdo vepër e atij është për atë, ka thënë Allahu: (( Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve ju takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për ata që vepruan ata)) [El-Bekare: 134].dhe ka thënë: ((dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat)) [Jasinë: 54]. Pozita e tyre dhe mirësi e tyre është për ata, nuk të bën dobi ty nëse je mëkatar derisa as prindi yt njeriu më i afërt i yti e prindi yt nuk mundet edhe nëse është më i miri prej njerëzve që të bëj dobi ty: ((Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon Allahut!)) [El-Infitar: 19] ((Secili njeri është pengë i veprës së vet)) [El-Mudethir: 38] ((dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi asnjë send prindit të vet)) [Llukman: 33] ((Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet. Prej nënës dhe prej babait të vet. Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet)) [Abese: 34-36]. Dyshimi i dytë: Nëse ia lexon atij fjalën e Allahut: ((Ata pos Allahut adhurojnë çdo gjë që nuk u bën dëm as dobi atyre,e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!”)) dhe fjalën e Tij s.v.t: ((Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë (evliatë) miq të tjerë (duke thënë) : Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut)) [Ez-Zumer: 3]. I bëhet e qarët atij se idhujtarët nuk kanë dashur prej atyre që i kanë adhuruar vetëm se ndërmjetësimin, e të thotë ty këto ajete kanë zbritur për ata të cilët i adhurojnë idhujt, e unë nuk i adhuroj idhujt porse i marr ndërmjetësues të mirët, si po i bëni të mirët idhuj. Përgjigja për këtë është e qartë shumë: është se Allahu ka përmendur se prej idhujtarëve ka pa që kanë adhuruar idhuj, ka pas prej tyre që i kanë adhuruar evliatë dhe të mirët e i ka barazuar Allahu mes tyre në gjykim dhe nuk ka bërë dallim mes tyre, ndërsa ty po bën dallim mes tyre në paragjykimin tënd se adhurimi i idhujve nuk lejohet dhe se adhurimi i të mirëve lejohet nëse është për qëllim ndërmjetësimi. Argument për këtë është: se Allahu ka përmendur disa lloje prej idhujtarëve, prej tyre që i adhurojnë të mirët, ka prej tyre që i adhurojnë engjëjt, kurse engjëjt janë më të mirët e të mirëve, ka thënë Allahu s.v.t: ((Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: “A këta ishin që vetëm juve u adhuronin?” . Ata (engjëjt) thonë: “I pa të meta je o i madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) she shumica sish u besonin atyre”)) [Sebe’ë: 40-41]. Në ditën e Gjykimit Allahu s.v.t i pyet engjëjt e Ai është më i ditur s.v.t, porse për shkak me ia asgjësuar argumentet atyre ((“A këta ishin që vetëm juve u adhuronin?”)). Argumenton se ka prej tyre që i adhurojnë engjëjt, mirëpo engjëjt shfajësohen prej tyre Ditën e Gjykimit e thonë: (( “I pa të meta je o i madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë)) d.m.th: Shejtanët janë ata që i kanë urdhëruar ata me i adhuruar engjëjt, sepse engjëjt nuk urdhërojnë asgjë vetëm se me adhuruar Allahun : ((Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehenemi. Kështu Ne i ndëshkojmë zullumqarët)) [El-Enbija: 29]. Argumenton se ka prej tyre që i adhurojnë engjëjt, kurse engjëjt janë më të mirët e të mirëve, sikurse ka thëne Allahu për ato: ((Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhërin e Tij )) [El-Enbija: 27]. Ka prej tyre që i adhurojnë pejgamberit dhe të mirët sikurse Isanë birin e Merjemes dhe nënën e tij. Nëse mohohet ndërmjetësimi me engjëjt , pejgamberit she lutja e tyre pos Allahun është e kotë, atëherë ndërmjetësimi me të tjerët është akoma më i kotë sikurse ka thënë Allahu: ((Vini re! Adhurimi i sinqertë është vetëm ai për Allahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë (evliatë) miq të tjerë (duke thënë) : Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut, s’ka dyshim se Allahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtet se Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë, atë që është rrenës, jobesimtar)) [Ez-Zumer: 3]. Sepse është obligim i sinqeriteti i adhurimit për Allahun s.v.t me të gjitha llojet e saj prej lutjes, therjes, zotimit dhe të tjera, andaj kush ther për tjetër kënd pos Allahut apo lutë tjetër kënd pos Allahut është idhujtar i dalë prej feje. Dyshimi i tret: Nëse e pranon se lutjet për tjetër kënd pos Allahut janë shirk; mirëpo, ai thotë: unë nuk e lusë Pejgamberin s.a.v. dhe as dikë tjetër, e kjo që e veprojë nuk është lutje; porse është kërkesë për ndërmjetësimin e Pejgamberit s.a.v.s, a po e mohon ndërmjetësimin e Pejgamberit s.a.v.s!!. Atëherë të hyn me të në armiqësi tjetër dhe dyshim tjetër e ajo është se ai e emërton lutjen e Pejgamberit a.s.v.s dhe kërkimin e ndihmës prej tij, kërkim të ndërmjetësimit dhe nuk emërton lutje e thotë: vërtet Pejgamberit s.a.v.s ju është dhënë ndërmjetësimi e unë e kërkoj prej tij ndërmjetësimin i cili iu është dhënë. I thua atij: unë nuk e mohoj ndërmjetësimin dhe pohoj se shefaati i Pejgamberit s.a.v.s është i vërtet dhe se ai është ndërmjetësues i ndërmjetësuesve, unë nuk e mohoj këtë, mirëpo, ndërmjetësimin mos e kërko prej Pejgamberit s.a.v.s e ai i vdekur, porse kërkoje prej Allahut; sepse ndërmjetësimi është prin e Allahut s.v.t, ka thënë Allahu: ((Thuaj: “I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm Allahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës)) [Ez-Zumer: 44] Të gjitha llojet e ndërmjetësimt janë pronë e Allahut, derisa është pronë e Allahut atëherë mos e kërko atë vetëm se prej Atij që e posedon atë e Ai është Allahu s.v.t, Pejgamberi s.a.v.s nuk posedon ndërmjetësim dhe askush nuk posedon ndërmjetësim përveçse me lejen e Allahut; se vërtet ajo është pron e Allahut s.v.t. Po ashtu ndërmjetësimi nuk i bën dobi çdo kujt; porse ju bënë dobi ithtarëve të tevhidit ( ata që e njëshmërojnë Allahun), ndërsa ty nuk je prej ithtarëve të tevhidit sepse e lutë tjetër kënd pos Allahut. Ndërmjetësimi i ka dy kushte: Kushti i parë: ta kërkosh prej Allahut s.v.t dhe mos ta kërkosh prej askujt tjetër. Kushti i dytë: është që të jetë ai që i ndërmjetësohet prej ithtarëve të tevhidit dhe jo prej ithtarëve të shirkut dhe kufrit. Argument për kushtin e parë është: fjala e Allahut s.v.t: ((Dhe ata nuk ndërmjetësojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai)) [El-Enbija: 28]. E Ai nuk është i kënaqur vetëm se me ithtarët e tevhidit. Argument për kushtin e dytë: është fjala e Allahut s.v.t: ((Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij)) [El-Bekare: 255]. As engjëjt , as të dërguarit, as evliatë dhe as të mirët askush nuk mund të ndërmjetësoj te Allahu pos pasi që ta lejoj Allahu: ((E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që Allahu të jap leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të)) [En-Nexhm: 26]. Andaj mos e kërko ndërmjetësimin prej krijesave të vdekura, porse kërkoje ndërmjetësimin prej Allahut, e thuaj:o Zot bëre Pejgamberin Tënd të ndërmjetësoj për mua, mos e kërko atë prej të vdekurve. Kjo është ajo të cilën duhet thënë kur të kërkohet ndërmjetësimi. Ajo për të cilin shkak i ka bërë qafirë idhujtarët është se idhujtarët kur u strehuan te evliatë, te të mirët, te engjëjt dhe te pejgamberët kërkuan prej tyre ndërmjetësim , i ka bërë kafira ata Allahu për këtë ka thënë: ((Ata pos Allahut adhurojnë çdo gjë që nuk u bën dëm as dobi atyre,e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!” Thuaj: “ A po e informoni Allahun me diçka që Ai nuk di se ç’ka në qiej dhe në tokë?” I pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!)) [Junus: 18]. Kjo është ajo e cila i thua atij për të cilën i ka bërë Allahu kafira idhujtarët dhe ajo është adhurim i evliave dhe të mirëve duke kërkuar ndërmjetësimin e tyre. * * * Nëse thotë: unë nuk e adhuroj askënd përveç Allahut dhe ky kërkim i strehimit te ata dhe lutja e tyre nuk është adhurim [48]. /Komentim/ [48] D.m.th: nëse e pranon se adhurimi është e drejtë e Allahut s.v.t dhe se nuk lejohet për tjetër kënd pos Allahut, mirëpo, ai thotë: kërkimi i strehimit nuk është adhurim e ajo lejohet. Ndërsa ty i thua atij: kërkimi i strehimit te Allahu është adhurim dhe kërkimi i strehimit prej tjetër kujt pos Allahut në atë që nuk mundet për atë vetëm se Allahu është shirk; sepse kush strehohet te tjetër kush pos Allahut në vështiri vetëm se ka bërë ortak (shirk) me Allahun në atë që nuk ka mundësi askush përveç Allahut s.v.t: sepse Ai i i përgjigjet atij që është në vështirësi dhe ia largon të keqën, Ai është strehues s.v.t, për ketë u strehua Pejgamberi s.a.v. te Ai kur tha: ((S’ka shpëtim dhe as strehim dhe as strehues prej Teje vetëm se te Ty)). transmeton Buhariu ((Tuaj:”Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit të ) Allahut)) [El-Xhinn: 22]. Dhe fjala e Tij s.v.t: ((Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur;)) [El-Mu’minunë: 88]. * * * Thuaj atij: ty po e pohon se Allahu ta ka obliguar ty adhurimin e sinqertë dhe se ai është e drejt e Tij te ty, e ai nuk e njeh adhurimin e as llojet e tij, me fjalët tua sqaroja se Allahu ka thënë: (( Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë)) [El-A’rafë: 55]. Nëse ia mëson atij ketë, thuaj atij: a e mësove se ky është adhurimi për Allahun? Patjetër që të thotë: po. E lutja është truri i adhurimit dhe thuaj atij: nëse pohon se kjo është adhurim, dhe e lutë Allahun natën dhe ditën, me frikë dhe shpresë, pastaj i lutesh në këto nevoja Pejgamberit apo dikujt tjetër , ai shoqërove Allahut në adhurim dikë tjetër? Patjetër që të thotë: po. [49]. /Komentim/ [49] D.m.th: e pyet atë për domethënien e adhurimit, dhe çka ka dallim mes adhurimit dhe kërkimit të strehimit. I thua atij: a është adhurimi obligim apo i preferueshëm? Patjetër e ka që ta pranon se adhurimi është urdhër i obligueshëm dhe domosdoshmëri për robërit, dhe se ai është e drejta e Allahut mbi njerëzit, nëse e pranon këtë thuaj atij: komentoma mua adhurimin dhe domethënien e tij, dhe sqaroma mua cilat janë llojet e tij, derisa ty e pranove se adhurimi është për Allahun, dhe se ai është obligim për robërit , dhe se të obligohet ty që ta dish domethënien e tij, dhe që ti dish llojet e tij, e nëse jo atëherë si të obligon Allahu diç dhe ty e injoron atë dhe nuk e di atë?!. Ai nuk e di adhurimin dhe as nuk i di llojet e tij e kjo është sëmundja e injorancës dhe prej këtu detyrohet për robërit që të mësojnë se çka i ka obliguar Allahu atyre derisa ta kryejnë atë në formën me të mirë dhe që të largohen prej asaj që e zhvesh dhe se çka e prishë atë. Ndërsa ta adhurosh Allahun me injorancë, atëherë kjo është rruga e të krishterëve të humbur, e adhurojnë Allahun me injorancë dhe humbje, e Allahu të urdhëruar që ta lutsh që të largon nga rruga e tyre e të thuash: ((Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë?. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, Jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!)) [El-Fatiha: 6-7]. Ed-dalun (të humburit) janë: ata të cilët adhurojnë pa dituri dhe pa njohuri të adhurimit; porse e adhurojnë Allahun me zakone , imitime dhe me atë që i kanë gjet prindërit dhe gjyshërit e tyre, duke mos u kthyer te ajo me të cilën kanë ardhur të Dërguarit, dhe te librat e zbritur, e kjo është shkau i humbjes. El-Iltixha është : kërkim i mbrojtjes prek çështjes së frikshme që nuk të mbron prej saj askush përveç Allahut dhe kjo është një lloj prej llojeve të adhurimit, Allahu s.v.t është që mbron (kë të do), e qe prej Tij nuk mund të ketë të mbrojtur, dhe e ruan atë që kërkon të ruhet te Ai, andaj kush strehohet te i vdekuri vetëm se e ka adhuruar atë pos Allahut. Po ashtu prej llojeve më të mëdha të adhurimit është: lutja ka thënë për të Allahu s.v.t: (( Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë)) [El-A’rafë: 55]. E ti me strehimin tënd te tjetër kush pos Allahut ju ke lutur dikujt tjetër pos Allahut e kjo është shirk. * * * Nëse vepron me fjalën e Allahut s.v.t: ((Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!)) [El-Kevther: 2] e respekton Allahun dhe ther kurban për Atë, a është ky adhurim? Patjetër që të thotë: po, thuaj atij: nëse ther për krijesë pejgamber apo xhin apo diç tjetër, a bëre ortak në ketë adhurim tjetër kënd pos Allahut? Patjetër qe të pohoj dhe të thotë: po. [50]. /Komentim/ [50] D.m.th: patjetër nëse i lexohen atij ajetet dhe hadithet se lutja është adhurim ti pranoj, dhe thuaj atij: nëse e lut Allahun natën dhe ditën; mirëpo, ti në disa raste e lut dikën tjetër pos Allahut, a bëhesh mushrik (idhujtar)? Patjetër që ta pranon dhe të thotë: se ai [ që i lutet dikujt tjetër pos Allahut] është idhujtarë; sepse ai lut dikë tjetër pos Allahut, dhe kush lut dikë pos Allahut ai është idhujtar. Nëse ju është lutur dikujt tjetër pos Allahut, edhe nëse vetëm një herë në jetë bëhet idhujtar edhe pse si e lut Allahun natën dhe ditën. E si është me atë i cili e flet (shirkun) gjithnjë atë, dhe thotë: o Husejn, o Bedevij, Abdul Kadër, o filan e kështu del prej tij shirk shumë i madh?! Nëse është se kush ther për tjetër kenë po Allahut apo falët për tjetër kenë pos Allahut bëhet idhujtar, atëherë si është ma atë që strehohet te të tjetër kush pos Allahut për ia larguar vështirësitë nuk bëhet idhujtarë?! Gjithsesi; sepse tema është e njëjtë dhe llojet e adhurimit të gjitha janë të një teme nuk lejohet që ti kushtohen sinqerisht Allahut disa prej tyre dhe ti bëhet ortak Allahut në disa të tjera. * * * Po ashtu thuaj atij: idhujtarët të cilëve u është zbritur Kur’ani, a i kanë adhuruar engjëjt, të mirët, Latin dhe të tjerët? Patjetër që të thotë: po, thuaj atij: a ka qenë adhurimi i tyre drejtuar idhujve (engjëjt, të mirët etje) vetëm se në lutje, therje,strehim dhe të ngjajsheme me këto , dhe se për
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 21:54:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015