A e di pse falesh? -Namazi është kushti më madhështor i - TopicsExpress



          

A e di pse falesh? -Namazi është kushti më madhështor i Islamit pas dy dëshmive. -Namazi është urdhër i Allahut, dhe ai është prej çështjeve më të rëndësishme të fesë. -Namazi është pasqyrë e veprës së muslimanit dhe peshore e madhërimit të fesë në zemrën e besimtarit. -Namazi është udha e besimtarëve dhe simboli i fitimtarëve. -Namazi të ngritë dhe të afron tek Allahu, dhe ai është shkollë edukative. -Namazi është rehati, lumturi, perlë e syrit, dritë dhe argument. -Namazi është dhuratë hyjnore për robin dhe praktikë e udhëzimit (traditës së të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) -Namazi është falënderim për mirësitë e Allahut dhe fut mërzi tek qafirët. -Namazi është pengesë nga veprat e ndaluara dhe mbrojtës nga pasionet. -Namazi është shlyes i veprave të këqija dhe pastrues nga gabimet. -Namazi është ai tek i cili kthehet besimtari gjatë brengave, dhe është ruajtës e mbrojtës i tij. -Namazi sjell rrizkun dhe është çelës i udhëzimit. -Namazi është shpëtim nga dënimi i varrit. -Namazi i ngritë derxhet (gradët) tek Allahu. Përktheu: Burim Koçinaj
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 10:08:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015