Bastexhinjtë, Kolarov do jetë bardhezi Aleksandar Kolarov do të - TopicsExpress



          

Bastexhinjtë, Kolarov do jetë bardhezi Aleksandar Kolarov do të jetë një futbollist i Juventusit. Mbrojtësi i majtë serb, që i pëlqen aq shumë trajnerit Antonio Konte, pritet ta zyrtarizojë së shpejti transferimin e tij drejt Torinos. Gjithsesi, këtë lajm e theksojnë kompanitë e basteve britanike, të cilat kanë ulur ndjeshëm kuotat në lidhje me këtë lëvizje të mundshme, ato kompani që theksuan gjithashtu se Karlos Tevez do të ishte një lojtar i kampionëve të Italisë. Për këtë arsye, tifozët e Juves mund të shpresojnë në një tjetër blerje cilësore, një tjetër përforcim, që do të kënaqë edhe kërkesën e fundit që ka bërë trajneri Konte, një lojtar që të ofrojë shpejtësi dhe volum në krah. Fundja, Mançester Siti dhe italianët kanë kohë që bisedojnë mbi këtë çështje, me anglezët që duan ta shesin përfundimisht lojtarin, duke ulur pretendimet e tyre deri në 5 milionë euro, ndërkohë që Juventusi kërkon huazimin njëvjeçar me të drejtë blerjeje. Por, duke parë edhe goditjet me breshëri që po bëjnë Napoli dhe Fiorentina, këtë herë presidenti Anjeli nuk do të kursehet dhe do plotësojë kërkesën e Sitit për Kolarovin
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 18:47:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015