Dhe për fund të ditës së shtunë, arrin ‘bomba’ nga - TopicsExpress



          

Dhe për fund të ditës së shtunë, arrin ‘bomba’ nga Spanja: Tottenhami, sipas raportimeve të mediave spanjolle, ka pranuar që ta shesë Gareth Bale në Real Madrid për 80 milionë euro. Varësisht nga trofetë e fituar dhe sukseseve të arritur, arka e skuadrës londineze do të mbushet për edhe 10 milionë euro, natyrisht nëse transferi arrihet. Sipas mediave spanjolle, deri te kalimi do të vije në pjesën e dytë të muajit gusht, derisa Tottenhami të gjejë zëvendësimin adekuat për futbollistin nga Uellsi. Kjo do të thotë se Bale do të futbollisti i dytë më i shtrenjtë në botë, pas Cristiano Ronaldos për të cilin Reali pagoi 94 milionë euro Manchester Unitedit./indeksonline/
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 13:07:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015