Digjen dokumentet zyrtare të Kuvendit në prag të ndërrimit të - TopicsExpress



          

Digjen dokumentet zyrtare të Kuvendit në prag të ndërrimit të pushteteve Nga: MARIGLEN MËRTIRI Digjen dokumentet zyrtare të Kuvendit në prag të ndërrimit të pushteteveTIRANË- Informacioni paraprak ishte për rënien e një zjarri në periferi të Tiranës, por pasi shkuam në vendngjarje konstatuam mijëra dokumente zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë që kishin nisur të digjeshin në orët e mesditës në zonën e Farkës në periferi të Tiranës. Sipas banorëve të zonës kanë qenë dy makina dhe disa persona të cilat pasi i kanë shkarkuar këto dokumente nga disa kartona të mëdhenj i dogjën. Po sipas banorëve të zonës një nga makinat ishte tip ‘Fuoristradë’, ndërsa një tjetër makinë ishte me logo të policisë së shtetit. Këtë na e dëshmon edhe një nga banoret e zonës që komunikoi me ta gjatë shkarkimit te dokumenteve. “Dy makina ishin. Dhe ne i thamë pse i digjni këtu. Ato u përgjigjen se ne nuk i djegim në vend tjetër në Tiranë pasi bëhet vendi pis. Kështu me thanë mua ata. Ku di gjë nëna”, u shpreh një dëshmitare. Mes dokumenteve që mundëm të shpëtonim nga zjarri gjetëm dhe dokumente nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Por, dhe një korrespondencë mes Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit me Agjencinë e Prokurimeve Publike, ku flitej për një gabim njerëzor në hedhjen e disa të dhënave. Një fletë gjysmë e djegur, fliste dhe për korrespondenca që mbanin vitin 2012 mes kompanisë CEZ Shpërndarje dhe Kuvendit. Sakaq, dokumentet e Kuvendit që digjeshin ishin nga viti 2002 deri në vitin 2012. Mes dokuementave ksihte buletine, korrespondenca mes institucioneve por edhe vendime gjatë seancave plenare si dhe emra deputetësh. Dosja që mbante emrin e deputeti socialist Ben Blushi kishte shpëtuar pa u djegur, ndërsa në brendësi të saj nuk kishte asnjë dokument. Por, të shpërndara më tej kishte të dhëna për të ardhurat personale të këtij deputeti për vitin 2010. Ndërsa, përfaqësues të Kuvendit të kontaktuar me telefon thonë se kjo procedurë është rutinë dhe bëhet herë pas here. (e.m/News24/BalkanWeb)
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 18:48:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015