Hadithi 153 Transmetohet nga Ebu Xhuhajfe Vehb ibn Abdull-llah - TopicsExpress



          

Hadithi 153 Transmetohet nga Ebu Xhuhajfe Vehb ibn Abdull-llah r.a., i cili ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e vëllazëroi Selmanin me Ebu Derdâ-në r.a. Një ditë Selmani i shkoi për vizitë Ebu Derda-së dhe kur e sheh nënën e Derdasë të veshur thjesht i thotë: “Ç’është puna jote?” (Ajo) Tha: “Vëllai yt, Ebu Derda nuk ka dëshirë për gjërat e kësaj bote.” Pastaj vjen Ebu Derda, i përgatit ushqim vëllait të vet dhe i thotë: “Ti ha, kurse unë jam duke agjëruar.” (Selmani) Tha: “Unë nuk do të ha derisa edhe ti të hash me mua.” Kur erdhi nata, Ebu Derda u ngrit për të falur namaz (nafile), kurse Selmani i tha: “Bjer dhe fli.” Ebu Derda ra të flejë, pastaj së shpejti u zgjua të falet. Selmani prapë thotë: “Bjer dhe fli!” Kur nata ishte në përfundim Selmani i tha Ebu Derdasë: “Tash zgjohu!” Pasi e falën sabahun, Selmani i thotë vëllait të vet: “Ti vërtet ke detyra ndaj Krijuesit tënd, ke detyra ndaj vetvetes dhe ke detyra edhe ndaj familjes tënde. Jepja dhe plotësoja secilit të drejtën e tij.” Pastaj shkon te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe ia rrëfen ngjarjen. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. thotë: “Selmani ka thënë (dhe vepruar) të drejtën.” (Transmeton Buhariu)
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 10:39:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015