Ja se çfarë mund të mësojnë femrat nga meshkujt 1-Të - TopicsExpress



          

Ja se çfarë mund të mësojnë femrat nga meshkujt 1-Të përballojnë me qetësi momentet e krizës Paniku, ankthi apo zemërimi i verbër janë emocionet e pakontrollueshme që godasin meshkujt dhe femrat në të njëjtën mënyrë. Por është e drejtë të thuhet se meshkujt kanë tendencë ta shmangin momentin kulmor të një situate stresuese me më shumë mjeshtëri e shkathtësi se femrat. Femrat mendojnë për më të keqen dhe fajësojnë veten kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç e kishin menduar. Kjo është mënyra se si i menaxhojnë emocionet. Por është e rëndësishme dhe e nevojshme që të njohim dhe të kuptojmë momentin kur emocionet “rrëmbejnë” më të mirën prej nesh. 2-Të dinë se kur duhet ta “qepin” (të heshtin) Meshkujt duket se e dinë se kur duhet të shmangin situatat e pakëndshme, ndërsa disa femra duket se e kërkojnë “medoemos” konfrontimin verbal me të huajt dhe miqtë. Është e nevojshme të mësohet të lexohet ajo që të tjerët mendojnë dhe t’i jepni vetes kohë përpara se të bëni komente të panevojshme. 3-Të marrin vendime të rëndësishme dhe me peshë Meshkujt i përballojnë me ankth vendimet më të mëdha të jetës, ose të paktën kështu duket, ndërkohë që femrat duket se janë gjithmonë të sigurta për vendimet që marrin. Është e nevojshme të shtrohet gjithmonë pyetja: “Si mund ta di nëse po bëj zgjedhjen e duhur?”. Ideale do të ishte që përpara kësaj, të flisnit me dikë, me një shok, me një mik, përpara se të hidheni me të dyja këmbët te një situatë e caktuar. 4-T’u besojnë miqve Në punë apo në shtëpi, meshkujt kanë tendencë t’i zgjedhin me mençuri njerëzit që do t’i rrethojnë, miqtë e tyre. Është dëshira e tyre për të fituar, e cila shpjegon këtë nevojë pune në grup, ndërkohë që femrat duan që suksesin ta arrijnë vetëm. Ndoshta kjo është për shkak të natyrës femërore ose të faktit që mund të ndihen të paragjykuara nëse kërkojnë ndihmë. Por t’u besoni miqve, ju ndihmon të keni një shtytje të vogël, e cila mund t’jua bëjë jetën shumë më të thjeshtë.
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 18:10:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015