Jetoj akoma..! Endërr që mbete ne zemrën time, Të jetë - TopicsExpress



          

Jetoj akoma..! Endërr që mbete ne zemrën time, Të jetë ënd’rra përjetësi? Sjell vërdallë mbresa, kujtime.. Ti edhe unë, unë edhe ti...! Një zemër e gdhendur,në stolin e vjetër, Anije e largët posht hënës, në det, Dhe treni memorjes, udh’ton mbi një letër, I vjetër është treni,i vjetër, vërtet’..! Më kujtohet fustani,që shpesh ti e vishje, Dhe valsi qeëtsues aty, në natyrë, Mbuluar nga pemët me lule ngjyr’ vishnje, E nata na zinte tek stoli pa ngjyrë..! Kënga që shpesh të dy e këndonim, Me kohën e humbi volumin e saj, Ashtu si dhe muri,që ëndrrat ndërtonim, Furtunën e kohës nuk mundi ta mbaj..! Dashuria në heshtje nuk vdes,gjallerohet, Premtimet janë endrra që shpirti prodhon, Dashuria e humbur, kujtim që s’harrohet, Jeton brenda zemrës, në vite, jeton..! Dhe unë jetoj,akoma, jetoj, Me puthjen e zjarrtë, me buzët e tua, Nga “koha që ikën”, unë pres të t’harroj, E “koha që ikën” më thot’ të të dua..!
Posted on: Tue, 08 Oct 2013 05:04:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015