K. Gjermanisë, Dortmundi vuan por fiton ndaj Munchen 1860 Mund - TopicsExpress



          

K. Gjermanisë, Dortmundi vuan por fiton ndaj Munchen 1860 Mund të ketë qenë hija e rëndë e “Allianz Arenas”. Ndoshta për supersticiozët mund t’i kenë marrë edhe mësysh që pas asaj fitoreje 6-2 ndaj Hamburgut kur i quajtën makinë golash por e vërteta është se Dortmundi vuan për të gjetur formën dhe lojën që sezonin e kaluar bëri që me këtë skuadër të binte në dashuri gjysma e Europës. Verdhezinjëve të Jurgen Klop, iu desh koha shtesë për të kaluar në fazën finale të Kupës së Gjermanisë pasi 90 minutat e para të turit të dytë përballë modestëve të Munchen 1860 përfunduan në barazim 0-0. Kjo edhe pse Jurgen Klop kishte zgjedhur një 11-she të fortë me Humels, Groskrojtz, Bvendet, Shahin, Kuba, Mkihtarian, Rojs e Levandiovskin si titullarë. Që nga fillimi bavarzet e vegjël vendosën cdo lojtar pas topit, një taktikë që ishte si një kompliment për Dortmundin që e pranoi me kënaqësi ftesën për të sulmuar, por gjithsesi pa qenë të aftë të gjenin hapësira përballë një autobuzi të parkuar vëretët mirë. Verdhezninjtë vërtet që nuk donin të shkonin në shtesë me një sfidë impanjiteve që i pret të Shtunën përballë Frajburgut në Bundesliga, por ja që kështu ndodhi pas 90 minutave me porta të paprekura. Pas dy shtyllave të Rojs, rasti fatlum për nënkampionët e Europës erdhi në minutën e 103-të kur Rojs u rrëzua në mënyrë të paregullt në zonë nga Dominik Stahl që u ndëshkua dhe me karton të kuq. Nga pika e bardhe Aumbuemjang i futur nga stoli me këmbët më të freskëta në fushë më në fund zhbllokoi rezultatin pas plot 105 minutave lojë duke e cuar portierin Gabor Kirali në drejtimin e gabuar. Tre minuta më vonë Dortmundi mbylli gjithçka pasi i pabesueshëm Jonas Hofman nga e djathta për Mkhitarian në qëndër, Armeni tregoi talentin e tij duke kaluar një mbrojtës dhe Kirali para se ta conte në rrjetë. Në superioritet numerik e 2 golave avantazh nuk kishte më histori, por gjithsesi pikëpyetje për “Princeshën Hirushe” Dortmund që paprimtas ora 12 e natës ia ka shndërruar karocën në kungull e kuajt në minj. Gjithsesi Fundi i përrallës është ende larg.
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 20:47:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015