Moyes dhe Rooney takim sekret David Moyes e ka fshehurazi Wayne - TopicsExpress



          

Moyes dhe Rooney takim sekret David Moyes e ka fshehurazi Wayne Rooney në mënyrë që ta bindë yllin Anglez të qëndrojë në Manchester United. Gjatë takimit, Rooney zbuloi zemërimin e tij me Sir Alex Ferguson me pretendimin se ai e kishte futur në listen e transferimeve. "Ishte një takim miqësor, që ja mundësoj Rooney të bisedojë me Moyes për çdo gjë, ai gjithnjë ka refuzuar që emri i tij të dalë ne tregun e transfereve, dhe si një lojtar klasi ai është zhgënjyer që është lënë jashtë ekipit në disa ndeshje, sidomos ndaj Real Madrid," thotë një burim i brendshëm i The Sun. Sulmuesi anglez, 27 vjeçari Rooney gjithashtu foli edhe për frustrimin me Ferguson, pasi që menaxheri i mëparshëm e linte jashtë ekipit në disa nga ndeshjet e mëdha. Chelsea dhe Arsenal i janë vënë pas Rooney, por Rooney do të largohet nga United vetëm nëse zyrtarët e klubit vendosin që ta largojnë atë, por flitet se edhe Barcelona ju është bashkuar Chelsea dhe Arsenal në rradhën e ekipeve të interesuara për të duke ofruar një ofertë prej 25 milion funtash, por kjo ofertë pritet të hidhet poshtë nga United.
Posted on: Sun, 30 Jun 2013 16:43:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015