“Një ditë prej ditëve e takon Muhamedi alejhi selam një - TopicsExpress



          

“Një ditë prej ditëve e takon Muhamedi alejhi selam një plakë të moshuar, e cila me vete i barte disa sende, ajo nuk e njihte Muhamedin alejhi selam, mirëpo ky i afrohet dhe i ofron ndihmë, ia merr sendet dhe ia afron deri në vendin ku ajo e kishte cak, pastaj ajo i thotë: “Ti qenke shumë djalë i mirë, sikur ti në këto vende ka shumë pak, të këshilloj që të ruhesh nga sherri i një njeriut, i cili ka ardhur me një fe të re dhe po e ndanë burrin prej gruas, po prish harmoninë e traditës dhe besimit tonë dhe ka ndryshuar për së keqi shumë gjëra”. Ai i përgjigjet: “Po unë jam ai Muhamedi”. Në këtë moment ajo plaka e pranon Islamin, pasi që e kupton realitetin e tij, si rezultat i veprës së tij bamirëse.” (Ngjarje e transmetuar në librat e historisë).
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 13:23:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015