One Direction: “Ne kemi arritur tu mbijetojmë talljeve dhe - TopicsExpress



          

One Direction: “Ne kemi arritur tu mbijetojmë talljeve dhe ngacmimeve.” Të të tallin është një nga ndjesitë më të këqija në botë. Ndihesh i pashpresë, i vetëm dhe ndonjëherë edhe depresionohesh. Nuk mund të mos e pyesësh veten: “Pse të gjithë kapen me mua?” “Si mund ti bëj të ndalojnë?” dhe “Po sikur ata të mos ndalen asnjëherë?” Ti mund të mendosh se djemtë e një bande aq të njohur si One Direction, Niall Horan, Zayn Malik, Harry Styles, Louis Tomlinson dhe Liam Payne, nuk do të mund të kuptonin kurrë situatën tënde. Në fund të fundit, të gjithë i adhurojnë bukuroshët britanikë. Por, kjo nuk është e vërtetë ama. Shikoni, të gjithë talleshin me Niallin e turpshëm, ndërkohë që ai rritej në Mullingar, Irland. Atë e ngacmonin gjatë gjithë kohës për faktin se nuk kishte dhëmbë të drejta apo për faktin se prindërit e tij nuk kishin makina të mira. Megjithatë, gjithë këto fjalë nuk patën rëndësi për të. Niall e donte veten për atë që ishte. Mesazhi i tij personal për ty, është që të fokusohesh tek gjërat që të bëjnë të mrekullueshme dhe unike. “Mos lejo askënd që të të demoralizojë. Pranoje veten për atë që je. Përqëndrohu tek ajo fushë në të cilën je më e mira, nuk ka rëndësi nëse po flasim për një lëndë në shkollë apo një sport që e adhuron. Kjo është diçka që kam mësuar ta bëj në jetën time.” “Rrobat nuk kanë aspak rëndësi” Në kohën kur Zayn ishte më i vogël dhe po rritej në Bradford, Angli, familja e tij nuk kishte shumë para. Ndërkohë që nxënësit e tjerë në klasën e tij vishnin gjithmonë rroba të reja, familja e Zayn kishte vështirësi për të siguruar edhe ushqimin në shtëpinë e tyre. Shokët e klasës e tallnin për faktin se ai ishte i varfër. Për të kaluar momentet më të errëta të jetës së tij, Zayn kishte zgjedhur mënyrën më të mirë. Ndërkohë që të tjerët e sulmonin me fjalë të liga, ai mendonte se çfarë do të bënte me jetën e tij në të ardhmen. “Unë personalisht përpiqesha të injoroja çdo koment negativ. Unë thjesht përpiqesha të bëja më të mirën për të arritur synimet që i kisha vënë vetes.” Zayn e dinte shumë mirë se rrobat që mbante veshur nuk tregonin asgjë për personalitetin e tij. Në mos gjë tjetër, gjithë ato tallje e kanë bërë Zayn më këmbëngulës për të ndjekur ëndrrat e tij. Ndërsa sipas Liam, i cili jetonte në Wolverhampton, vetëm pak orë larg nga Zayn, mënyra më e mirë për ta përballuar një situatë të tillë është që ti “ruash” të gjitha. “Gjej një person tek i cili ke besim, si një mësuese apo psikologja e shkollës për shembull, dikush që mund të të ndihmojë ti japësh fund kësaj situate dhe thuaji të gjitha. Vetëm në këtë mënyrë shkolla mund të shndërrohet në një vend pozitiv.” “Unë do të të mbroj” Po nëse je si Harry? Zemërthyesi i grupit, që është rritur në Cheshire, Angli, ka qenë gjithmonë një djalosh me shumë vetëbesim dhe bënte pjesë në grupin e djemve popullorë në shkollë, me të cilët askush nuk tallej asnjëherë. “Mënyra më e mirë për të mbrojtur çdokënd që e tallin, është ta mbështesësh në çfarëdo mënyre që mundesh. Sa herë që ndonjë shok i imi ka ndonjë problem dhe është në siklet, unë përpiqem që ta bëj të ndihet më mirë, duke shkuar të shikojmë një film ose duke dëgjuar muzikë bashkë. Mund t’ia rrisësh vetëbesimin dikujt, nëse e bën të ndihet special.” Gjëja më e rëndësishme është që të mos shndërrohesh vetë në një person që tallet me të tjerët. Si? Mendon se është e pamundur? Mbase nuk mund ti kesh thënë kurrë diçka të tmerrshme në fytyrë dikujt, por imagjino se çfarë do të kishe thënë edhe ti nëse do të kishe në klasë një djalë si Zayn, që nuk vesh asnjëherë rroba moderne. Edhe kjo është diçka e shëmtuar! “Mos i beso gjërat që të thonë” Koha kur ata ishin në shkollë ka kaluar tashmë, por Louis, i cili është rritur Doncaster, pranon se të gjithë anëtarët e One Direction përballen pothuajse çdo ditë me këtë problem. Njerëzit shkruajnë gjëra nga më të këqijat, në internet, për ta. Pavarësisht çdo gjëje, Louis thotë se nuk duhet ti besosh fjalët e tyre. Komentet e këqija janë bërë me qëllim që të të lëndojnë, është e vështirë që të mos i marrësh personalisht. Louis thotë se zgjidhja më e mirë, është ti mbash emocionet nën kontroll. “Të flasësh për atë që po përjeton, bën një ndryshim të madh.” Të hapesh me një shoqe, familjen apo me një person tjetër, të rritur, mund të të ndihmojë shumë. Tallja është një nga problemet më të vështira me të cilët mund të përballesh, por nëse mund të fokusohesh tek cilësitë e tua pozitive, miqtë e tu, familja, atëherë pas kësaj eksperience do të jesh një person edhe më i fortë. Niall dëshiron që ti të dish se: “Drita në fund të tunelit ekziston. Mos mendo as edhe për një çast se jee vetme në këtë betejë.” “Të rritesh është e vështirë, pavarësisht çdo gjëje.”- shton Zayn. Me pak fjalë, miliona moshatarë të tu në gjithë botën, po përjetojnë të njëtat gjëra si ti. Sa herë që ndihesh keq, kujto këshillat e One Direction për ty.
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 19:40:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015