PO JU SJELLIM NE VEMENDJE KUSH ISHTE DUSHANI I SERBISE PER - TopicsExpress



          

PO JU SJELLIM NE VEMENDJE KUSH ISHTE DUSHANI I SERBISE PER SHQIPTARET Trysnia dhe dhuna serbe për asimilimin e popullsisë vendase shënoi kulmin gjatë sundimit të Dushanit (i vetëshpallur car). Rol të dorës së parë dhe mekanizëm i rëndësishëm i kësaj dhune u bë Kisha serbe. Politika e konvertimit dhe e serbizimit të emrave nuk ishte pa rezultate. Bashkësi të tëra shqiptare u sllavizuan-serbizuan. Me dhunë e terror serbët përvetësuan edhe kishat shqiptare (katolike) dhe i shndërruan-përshtatën në kisha ortodokse serbe. Politikat asimiluese dhe shfarosëse serbe përmblidhen më së miri në Kodin e Stefan Dushanit (1349) ku, midis të tjerash shkruhet: “Lidhur me herezinë latine…, në qoftë se ndokush nuk dëgjon të konvertohet e të kthehet në besimin e vërtetë, ai do të dënohet me vdekje, siç parashkruhet në librat e Etërve të shenjtë. Mbreti besimtar i vërtetë, duhet të ç’rrënjosë nga shteti i tij çdo gjurmë herezije… Klerikët heretikë të një komunioni të huaj, që përpiqen të bëjnë proselitë, do të kapen, do të dërgohen në miniera ose do të dëbohen. Kishat heretike do të konsakrohen e do t’u besohen klerikëve të besimit të vërtetë… Protopapët e kishave të mëdha duhet të konvertojnë latinët në çdo qytet e fshat. Çdo i krishter duhet të konvertohet në besimin e vërtetë siç urdhërojnë Etërit e shenjtë… Në rast se gjendet një klerikë latin që përpiqet të konvertojë një të krishter në besimin latin, ai do të dënohet me vdekje… Në rast se gjendet një gjysmë-besimtar që është martuar fshehurazi me një grua ortodokse, ai duhet të pagëzohet, sipas mënyrës ortodokse; në rast se nuk dëgjon të pagëzohet, atij do t’i hiqen gruaja, fëmijët e shtëpia, do të katandiset në mjerim e do të detyrohet të emigrojë… Po u gjet një heretik që jeton në mes të të krishterëve, ai do të damkoset në fytyrë e do të dëbohet, ai që e fsheh do të pësojë të njëjtën gjë”.
Posted on: Tue, 03 Dec 2013 23:16:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015