PS-LSI akord për shembjen e pallatit të Lulzim Bashës, Artan - TopicsExpress



          

PS-LSI akord për shembjen e pallatit të Lulzim Bashës, Artan Shkreli: është konsumuar një krim shtetëror Pallati i paligjshëm i vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë do të shembet, sikundër u shemb edhe pallati pranë Fakultetit Ekonomik. Edhe pse Gjykata Administrative në Vlorë ka marrë përkohësisht në mbrojtje këtë pallat, mazhoranca qeverisëse është e vendosur për ta shembur, pasi është ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Ndërsa beteja ligjore vijon në shkallët e gjykatave, INUK dhe Policia e Shtetit po përgatisin planin për përmbysjen e pallatit. Jo vetëm gjysma e kateve të pallatit janë ndërtuar pa leje, por edhe sipërfaqja ku është ndërtuar pallati ka dalë tërësisht jashtë terrenit të përcaktuar në lejen e ndërtimit. Me pak fjalë, pallati në tërësi është simbol i paligjshmërisë. Madje, arkitekti Artan Shkreli pohoi se me ndërtimin e këtij pallati është konsumuar një krim i mirëfilltë shtetëror. Në këto kushte, mazhoranca qeverisëse pritet të rrafshojë javën e ardhshme pallatin e Bashës. Në këtë kuadër, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se janë në një mendje për rrafshimin e pallatit. Lajmi është konfirmuar nga zëvendësministri i Transporteve, Ylli Manjani, i cili ka deklaruar se territori në qytetin bregdetar do të pastrohet, duke përfshirë edhe godinën në fjalë. Shteti është legjitim të kthejë pasojat në gjendjen e mëparshme. Shembja e objektit është pasojë e padiskutueshme dhe duhet të pastrohet territori. Nëse kjo kërkon shembje, patjetër që shembja do të duhet të ndodhë, por shembja nuk është qëllim në vetvete. Shembja është një pasojë e një morie shkeljesh flagrante të ligjit shqiptar, tha Manjani. Paligjshmëria Gjithçka nis në vitin 1995, kur Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit u kthen pronarëve 600 metra katrorë truall, në një kohë që Gjykata e Vlorës një vit më pas u jep të drejtën e pronësisë edhe për 1000 metra katrorë, të cilat, sipas autoriteteve shqiptare në fakt janë det. Më tej, si me magji, thotë z. Manjani, në lojë nisin e përfshihen edhe institucione të tjera. Nga 600 metra katrore truall, kemi sot 3000 metra katrore ndërtim, si pasojë e një spektakli institucionesh totalisht të korruptuar, si pasojë e veprimeve të tyre abra- kadarbra, në shkelje flagrante të ligjit. Rezulton se nga njolla e ndërtimit, le të supozojmë që leja e bashkisë është në rregull, por që nuk është. Bashkia ka thënë që brenda truallit 1600 metra katrorë lejohesh të ndërtosh në një njollë vetëm 1098 metra katrore. Faktikisht edhe sipas aktit të kolaudimit që kanë bërë vetë pronarët, rezulton që të kemi 1600 metra katrorë njollë sipërfaqe ndërtimi dhe kësaj sipërfaqeje ndërtimi po ti shtojmë edhe ambientet e tjera shtesë, sot njolla në total del 3 mije metra katrore, tha Manjani. Zgjidhje Mazhoranca ka propozuar një zgjidhje për banorët e pallatit. Kushdo mund të kishte qenë një viktimë e kësaj paligjshmërie, ata që kanë blerë apartamente në këtë pallat janë viktima, nuk mund të trajtohen njësoj si mashtruesit dhe si ata që kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin, Qeveria duhet të miratojë një fond për të shpërblyer ata që kanë harxhuar, tha Manjani.
Posted on: Thu, 21 Nov 2013 09:23:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015