Rama u dërgon mesazhe Berishës, Nishanit, Llallës e Fullanit - TopicsExpress



          

Rama u dërgon mesazhe Berishës, Nishanit, Llallës e Fullanit dhe shton: Qeverisim me LSI-në si një forcë e vetme Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, paralajmëron Berishën të mos marrë vendime në largim se do të anulohen kur të vijë qeveria e re. Rama kritikon emërimet e fundit në Gjykatën e Apelit. Nishanit i kujton se do luftohet korrupsioni në drejtësi, Llallës i thotë se nuk ka bërë asgjë ndaj krimit dhe korrupsionit, kurse Fullanit i thotë të ketë kujdes me shifrat, ndërsa paralajmëron një marrëveshje të re me FMN-në Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, mblodhi grupin e ri parlamentar të Partisë Socialiste për t’u dhënë mesazhin se festa mbaroi. “Për ne ka nisur një sfidë e re. Më 23 qershor, shqiptarët na dhanë së bashku me aleatin tonë strategjik, LSI, një mandat të rëndë sa një mal. E thirrëm këtë mbledhje të parë të grupit sot për të mbyllur kapitullin e gëzueshëm të fitores spektakolare dhe për të hapur kapitullin aspak të lehtë të mirëqeverisjes në një vend ku realiteti nuk ka asgjë të gëzueshme,” tha Rama. Kryetari i PS i dërgoi sërish mesazh kryeministrit në detyrë që të ndalojë vendimmarrjen abuzive, duke e paralajmëruar se këto vendime do të zhbëhen. “Sa i takon qeverisë dhe kryeministrit aktual, unë e përsëris edhe sot thirrjen publike për vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri në drejtim të vendit. Qeveria në detyrë duhet të sillet sipas standardeve etike.
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 09:06:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015