Ramiz LUSHAJ POLITIKA E JASHTME E SHQIPËRISË: EVENIMENTE E - TopicsExpress



          

Ramiz LUSHAJ POLITIKA E JASHTME E SHQIPËRISË: EVENIMENTE E RISI MOSNDRYSHIMI I KURSIT Politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë, si në kursin e vet kombëtar dhe në “bursën” diplomatike ndërkombëtare, lidhur me pranimin e Shqipërisë në BE e NATO, për Kosovën, për aleatët strategjikë si SHBA, etj., mbartën një shans kohor: orientimi i saj politik ka qënë i drejtë, si nga qeveritë paraardhëse socialiste dhe nga Qeveria aktule demokratike e Kryeministrit Sali Berisha. Kjo ka ndikuar, e për më tepër ndihmuar, për të mos “ngrënë” kohë e energji për modifikime pluguese, veçse për veprime në rritje e vizione të reja aktive në fokusimet e spektrimet objektivore të politikës së jashtme në linjat e qëllimet e përgjithshme e të veçanta të saj, në dimensionet e projeksionet gjeo-politike të saj, në rritjen e volumit të marrëdhënieve e frymës paqësore, transparencës së sinqertë e dialogut të hapur... në të gjithë ritmikën, dinamikën e problematikën bashkëkohore e perspektive në rajonin ballkanik e europian, në hapësirat ndërkontinentale, në proçeset e integrimeve euro-atlantike e në ecuritë globalizuese. PAVARËSIA E KOSOVËS E NJOHJA NDËRKOMBËTARE E SAJ Ministria e Punëve të Jashtme dhe Trupi i saj Diplomatik ndër prioritetet më aksore të politikës së jashtme ka të parametruar e limituar në sinkron me kushtet e Rendit të Ri Botëror dhe me Uashingtonin, Brukselin e Nju Yorkun: çështjen madhore të Pavarësisë së Kosovës. Kontributi meritor i saj në këto tre vite ka të bëjnë me evenimente historike treplanësh: Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008; Njohjen e ricikluar e të menjëhershme nga Qeveria Shqiptare të Pavarësisë së Kosovës në paraditen e 18 shkurtit; turne e lobingje efektive e kontributive për njohjen ndërkombëtare të Pavarësisë së saj, si në Nju York (OKB), në Europë, Japoni, Egjypt, Kanada, Senegal, etj. Në këtë proçes historik të vështirë, diplomacia shqiptare, pas shtatorit 2005, shënon disa risi: Doli nga pozicioni i saj i mëparshëm pritës, duke u faktorizuar me veprime kontributive, aktive e pazigzake dhe të harmonizuara me Uashingtonin e Brukselin... Shpalosi duke i konkretizuar mendime, objeksione e veprime me aks e kurs të pandyshueshëm për përshpejtimin e finalizimin e Pavarësisë së Kosovës, ndërkombëtarizimin e njohjen ndërkombëtare të saj. Tejkalojë pasivitetin e akumuluar e të krijuar (disa herë e në disa linja dhe ingranazh ndryshkur), duke u hedhur në aktivitet të pandalur, të pakthyeshëm e të shumanshëm, me të gjitha qelizat e shqisat, në ndërkombëtarizimin me turne e lobingje për legalizimin e shpejtë të Pavarësisë së Kosovës. Shqipëria; nga jo aktore, u vetëkthye me ecje të shpejtë e të matur në aktore të pranueshme e të vlerësueshme nga pjesa ajsberige e publike e diplomacisë së sotme botërore, veçanërisht ajo euro-atlantike, lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës në frymën e Rezolutës 1244 të OKB-së e të Paketës Ahtisari. Shqipëria u pranue dhe u vlerësue si Faktor Shqiptar real e aktiv në arenën ndërkombëtare, në mënyrë institucionale, nga ana politike e diplomatike, lidhur me zgjidhjen e statusit final të Kosovës e në proçesin e njohjes ndërplanetare të saj. Deri më sot, Kosovën si Shtet të Pavarur e Sovran e kanë njohur 42 shtete në 4 muaj dhe gjatë këtij viti pritet të shkojnë deri në 100 numri i tyre. Në shkurt 2008: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Turqia, Shqipëria, Afganistani e Kosta Rika (18), Australia (19), Senegali (19), Gjermania (20), Letonia (20) Italia (21), Danimarka (21), Luksemburgu (21), Estonia (21), Peruja (22), Belgjika (24), Polonia (26), Zvicra (27), Austria (28), Irlanda (29). Në mars 2008: Suedia (4), Holanda (4), Islanda( 5), Sllovenia (5), Finlanda (7), Japonia (8), Kanadaja (8), Monako (19), Hungaria (19) Kroacia (19), Bullgaria (20), Lihtenshtajni (25), Korea Jugore (28), Norvegjia (28). Në prill 2008: Republika e Ishujve Marshall (17), Republika e Naurusë (23) e Burkina Faso (24), ndërsa në maj 2008: Lituania (6), San Marino (11) e Republika Çeke (21) dhe, më së fundit, Liberia në Afrikë. ECURIA E PRANIMIT TË SHQIPËRISË NË NATO Më 3 prill 2008, teksa Lideri Emblematik, Kryeministri Shqiptar Sali Berisha, ligjëronte i lumturuar në Samitin e Bukureshtit për marrjen e Ftesës për antarësimin e Shqipërisë në NATO, me zemër e shpirt, e cilësoi në mënyrë aksiometrike si “Mrekulli të Lirisë”. Dhe kjo përben një realitet madhor, sepse Shqipëria, si “ishull komunist enverian”, i rrethuar me telat me gjëmba të “klonit të kufinit”, e dënuar nga ideologjia bolshevike e klasa e saj politike e kohës të përjetojnë dhimbjet e sanksionet, flirtimet e infiltrimet e “Incidentit të Kanalit të Korfuzit”, “Bazës së Pashë Alimanit” e të “Traktatit të Varshavës”,... vetëm në kohën e Rilindjes së Demokracisë, në vitet ’90, mundi të shpallë botërisht e shpirtërisht objektivin e vet madhor: pranimin në NATO. Në qershor të vitit 1992, kur ishte President lideri historik, Prof. Dr. Sali Berisha, Shqipëria ishte një ndër vendet e para që antarësohet në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut Verior (NACC), ndërsa më 23 shkurt 1994 nënshkroi Partneritetin për Paqe (PfP) më NATO-n, duke qënë aktualisht vendi i dytë në Europë – nënshkrues i këtij akti që e pret antarësimin final në NATO dhe njëkohësisht, tani, është i pari vend ndër shtetet ballkanike të paantarësuara në NATO, që e ka nënshkruar këtë Partneritet për Paqe. Në këtë frymë e në këtë vijimësi u nënshkrua edhe “Karta e Adriatikut” (A-3), nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë, Kroacinë e Maqedoninë (më 2 maj 2003), në kuadrin e partneritetit e integrimit në NATO. Qeveria Shqiptare, pas shtatorit 2005, i dha një format e dimension të ri integrimit të Shqipërisë në NATO, me disa lartësime risore: Duke e parë këtë proçes në thelbin, gjerësinë e lartësinë e tij, si një proçes politiko-diplomatik e ushtarake. Duke mos e vështruar politikisht e trajtuar praktikisht si integrim të ushtrisë shqiptare, por duke e vlerësuar si integrim të Shqipërisë, çka solli rritjen aktive e produktive të dialogut të MPJ me NATO-n, rritjen e rolit të Parlamentit Shqiptar për miratimin e ligjeve të nevojshme në këtë kuadër dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për përshpejtimin cilësor të reformave të duhura në ushtrinë shqiptare. Kjo solli promovimin në një start e stad të ri të Diplomacisë Ushtarake. Fokusimin më konkret e rezultativ të shoqërisë civile e masmediave. Ngritjen piedestalore nga indiferenca e dukshme e opinionit publik në sensibilizim të tij me ndërgjegjësim e aktivizim veprues e vizionar në këtë proçes. Turneu promovues, sensibilizues, aktivizues e lartësues “Shqipëria në NATO” i Kryeministrit Sali Berisha përbën një risi në koncept e praktikë për antarësimin e shpejtë e final në këtë organizëm euro-atlantik. Shqipëria, pas shtatorit të vitit 2005, ka shënuar një risi tjetër: rritjen e nivelit dhe të numrit të trupave aktive shqiptare në misionet paqeruajtëse në Bosnje-Hercegovinë, në kuadrin e Misionit të Forcës së Stabilizimit (SFOR), përkrahë Gjermanisë, Francës, Italisë, Spanjës e Marokut, në Afganistan, në misionin “ISAF”, në aeroportin e Kabulit, përkrah SHBA, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Hollandës, Spanjës, Suedisë, Danimarkës, Belgjikës e Turqisë, në Irak, në zhvillimin e operacioneve stabilizuese e të sigurisë në mbështetje të Koalicionit “Liria e Irakut” në Mosul. Më 28 maj 2008 ky kontribut arrin një dimension të ri spektrues: Shqipëriaka nisur proçedurat legjislative për të marr pjesë në Operacionin “EUFOR TCHAD/RCA” të Bashkimit Europian në Republikën e Çadit dhe në Republikën e Afrikës Qëndrore në kontinentin Afrikan. Qeveria Shqiptare shprehu në vazhdimësi e me vendosmëri gadishmërinë e saj të lartë për krijimin e të gjitha mundësirave të veta potenciale duke i vënë në dispozionon të NATO-s të hapësirën ajrore, portet e aeroportet e rrugët e saj në rastin e emergjencave humanitare për Kosovën para e pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe mbështeti e mbështetën energjikisht nga ana diplomatike e politike vazhdimin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) edhe pas Aktit historik të shpalljes së Pavarësisë së saj. Diplomacisë Shqiptare i takoi nderi historik të japin kontributin e saj final në dy evenimente historike: Për marrjen e Ftesës së Shqipërisë për antarësim në NATO në Samitin e Bukureshtit (2008) dhe për antarësimin e plotë të saj në prag të Samitit të Uashingtonit (2009). NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIMIT DHE PRANIMI I SHQIPËRISË KANDIDATE NË BASHKIMIN EUROPIAN Në ditën e themelimit të saj Partia Demokratike deklaroi moto të saj kombëtare “Të bëjmë Shqipërinë si Europa”, çka çoi edhe në vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Komuniteti Ekonomik Europian në vitin 1991, ndërsa në vitin 1992 u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit (Përfitimi nga Programi PHARE) gjersa, hap pas hapi, u arrit data historike: kur, më 12 qershor 2006, në Luksemburg, Shqipëria hodhi firmën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian, (që përmban 135 nene, 5 anekse e 6 protokolle) si dhe i Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për Tregtinë e Bashkëpunimin Tregtar, (kjo e fundit hyri në fuqi më 1 dhjetor 2006). Evenimenti meritor historik në këto tre vite është dy planësh: Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (2006) dhe Pranimi i pritshëm i Shqipërisë kandidate për në Bashkimin Europian në muajt në vazhdim. Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit është ratifikuar nga 19 vende antare të BE: në vitin 2006, e para, Letonia, më 26 tetor. Pas këtij vendi balltik, në vitin 2007: Sllovenia – 12 shkurt, Sllovakia – 15 shkurt, Polonia – 15 mars, Suedia – 21 mars, Hungaria – 23 prill, Spanja – 12 maj, Lituania – 17 maj, Irlanda – 31 maj, Luksemburgu – 4 korrik, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut dhe Italia – 16 tetor, Estonia – 18 tetor, Hollanda – 26 nëntor dhe Finlanda më 29 nëntor. Në vitin 2008: Malta – 21 prill, Danimarka – 24 prill, Republika Çeke - 6 maj dhe Qipro më 31 maj 2008. Pritet të ratifikohet, sipas proçedurave të tyre, edhe nga 8 shtete të tjera antare: Franca, Gjermania, Belgjika, Austria, Greqia, Portugalia, Bullgaria e Rumania, ku disa prej tyre janë në proçesin përfundimtar, në muajt në vazhdim. Në të dy ecuritë, para nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje historike, nga shtator 2005 deri në qershor 2006 dhe tani, në këto dy vitet e fundit të ratifikimit të saj, MPJ, në linjën e vet atributore, ka treguar një vullnet të lartë diplomatik, në selinë e BE-së në Bruksel apo misionit të tij në Tiranë, në takimet dy apo shumëpalëshe me përfaqsues të vendeve antare të BE-së, me veprimin efikas të misioneve diplomatike të Shqipërisë në vendet e BE-së, etj. Risor është fakti se tashmë është kaluar nga negociatat e zgjatura në nënshkrim marrëveshjeje konkrete të Stabilizim-Asocimit; është përshpejtuar ratifikimi i kësaj marrëveshjeje; rritur e shpeshtuar niveli i takimeve dypalëshe mes Shqipërisë e BE; kanë filluar të ndihen realisht në jetën shqiptare efektet e ecjes drejt antarësimit si vend kandidat i BE; etj. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me BE e pranimi i shpejtë si vend kandidat për në BE (ashtu si edhe në NATO), janë realizuar si produkt diplomatik e politik i zhvillimeve e arritjeve të suksesshme të Qeverisë Berisha dhe janë konceptuar konkretisht si investim për të gjithë shoqërinë shqiptare. VIZITA E PRESIDENTIT AMERIKAN XHORXH W. BUSH NË SHQIPËRI Një ngjarje historike të veçantë përbën vizita e Presidentit Amerikan Xhorxh Ë. Bush në Shqipëri më 10 qershor 2007. Amerika ka qënë e mbetet mike e madhe e shqiptarëve në Ballkan, që nga koha e Presidentit të parë Amerikan Xhorxh Uashington, që shfaqte një interesim të madh për Europën e fliste për “Hapësirat e Adriatikut”, ku nënkuptohej edhe Shqipëria Natyrore e asaj kohe. Nga Presidenti i 16-të i Amerikës, Abraham Linkoln, në vitin 1853, në moshën 44 vjeçare, kur ishte gjukatës i shquar në Gjykatën Supreme në Illinois, me 21 vjet jetë politike aktive, 8 vjet para se të zgjidhej President i Amerikës, i shkruantë një autograf të çmuar Admiralit Millo, me këto fjalë: ...”I tërë Gadishulli... (i Ilirikumit – sot Ballkani) duhet të bashkohet terësisht në boshtin e një kombi të vetëm...prej Flumës e deri në grykderdhjen e Katares (Kotorrit) për të vazhduar më pas në tërë Dalmacinë. E gjithë kjo lipset kështu e pacënuar t’i bashkangjitet Shqipërisë”. Një shekull e gjysmë pas Presidentit Linklon, Presidenti i 43-të i SHBA, Xhorxh Ë. Bush, deklaron në Tiranë mesazhin e Uashingtonit , në linjën e Presidentëve të mëparshëm Xhorxh Bush e Bill Klinton, tashmë të ridimensionuar vendosmërisht, për Pavarësinë e Kosovës, pranimin e Shqipërisë në NATO, ndihmën e pakursyer të Amerikës për Shqipërinë, etj. Kjo vizitë, eveniment historik, shënon diçka risore: është e para vizitë e një Presidenti Amerikan në detyrë që e viziton Shqipërinë. Vizita e Presidentit Xhorxh Ë. Bush në Shqipëri, këtij miku të madh të Shqiptarëve, shprehu qartë përkrahjen e Amerikës për Shqipërinë, tregoi se në vendin tonë në këto 3 vitet e fundit të Qeverisë “Berisha” janë shënuar arritje të vlerësueshme, dëshmoi se Shqipëria tashmë është një vend i sigurtë për investime, turizëm, etj., rikonfirmoi faktin e njohur se shqiptarët janë një popull pro-amerikan në ndjenjat e mirënjohjen e tyre, solli progres të mëtejshëm të Shqipërisë në marrjen e Ftesës për në NATO, përshpejtojë ritmet e tregoi vendosmërinë për shpalljen e njohjen e Pavarësisë së Kosovës, etj. Kjo vizitë, realisht, është edhe një ndër sukseset e diplomacisë shqiptare. PJESMARRJA E SHQIPËRISË NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT Edhe në vitet e qeverisjeve socialiste ka pasë angazhim ndërkombëtar të Shqipërisë në Luftën kundër Terrorizmit, si me pjesmarrje kontributive në Afganistan e Irak, me zbulizimin e paralizimin e elementëve terroristë islamikë në vendin tonë, por në vitet e qeverisjes demokratikë u rrit niveli i angazhimeve e rezultateve në këto dy drejtime. Për më tepër, në planin e brendshëm, pati efekte të mëdha lufta kundër bandave e grupeve kriminale dhe individëve të kriminalizuar, lufta kundër korrupsionit material, politik e moral, lufta kundër trafiqeve të ndryshme të klandestinëve, drogës, prostitucionit, etj. Në rast se në vitet e qeverisjes socialiste ishte risore për keq ngërçi që i kishte krijuar kriminaliteti i gjithanshëm e gjithëpushtetshëm në vend deri në mafiozitet, tashmë, në këto vitet e fundit, kjo risi ka dalë në planin tjetër të medaljes për mirë: nga realitet i natyrshëm dhe i përditshëm është arritë një klimë e papranueshme dhe e papajtueshme; nga pasiguria është kaluar në siguri e qetësi, nga “eksportimi i kriminalitetit” për Perëndimin në vitet e mëparshme, tashmë, në këto vitet e afërme, kemi thithje, ( “importim”) të investimeve të huaja në Shqipëri, etj. Pikësymini aktual e real i sotëm është që lufta kundër kriminalitetit, korrupsionit e trafiqeve të ndryshme, të mos mbetet vetëm detyrë parësore vendosmërie e veprimi e strukturave të ndryshme të qeverisjes së vendit, por të jetë edhe një angazhim qytetar. LIBERALIZIMI I VIZAVE Një nga arritjet në proçes progresiv përbëjnë rregullat e reja të lëshimit të vizave me vendet e Bashkimit Europian, që do të ecet në mënyrë të përshpejtuar drejt nënshkrimit të një Marrëveshje të një regjimi udhëtimi pa viza, ( përveç shteteve si Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, Irlanda, Mbretëria e Danimarkës, Islanda e Mbretëria e Norvegjisë). Nga 1 janari 2008 rregullat e reja për lehtësimin e lëshimit të vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë , që duan të shkojnë në vende antare të BE-së përcaktojnë e po zbatohen në proçes si lehtësimi i lëshimit të vizave me afat të shkurtër, marrja e vizës me tarifë më të ulët (35 Euro nga 60 Euro, që aplikohej më parë),përcaktohen rregulla më të qarta për vizat me shumë hyrje, krijohen avantazhe për grupe të gjëra që paraqiten në formën e një dokumenti më të thjeshtë kërkesash, që duhen plotësuar për qëllime udhëtimi, për kategori të caktuara të njerëzve si studentë e pensionistë vizat jepen falas. Lëshimi i vizave, si rregull, bëhet brenda 10 ditëve kalendarike, në raste urgjente deri në 3 ditë dhe në raste të veçanta mund të shkojnë deri në 1 muaj. Ka një numër proçedurash (lehtësirash) të thjeshtëzuara për lëshimin e vizave. Qëndrimi i synuar në këto vende do të jetë jo më shumë se 90 ditë brenda 180 ditëve të planifikuara. Në lëshimin e vizave, sipas rregullave të përcaktuara, kanë përparësi të theksuar biznezmenët, gazetarët, bota akademike, kulturore e sportive, organizma të shoqërisë civile, etj. Kjo përbën hapin e parë konkret drejt një rregjimi udhëtimi pa viza në vendet e BE-së, me nënshkrimin e Marrëveshjes së pritshme e të afërt. Këto ditë Komisioni Europian i dorëzoi Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë “Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave”, çka, kjo, përbën një hap tjetër të rëndësishëm në këtë proçes të mirëpritur e shumëvlerësuar nga shqiptarët, tregon një vullnet të lartë politik të BE në njohjen e mbështetjen e arritjeve të Shqipërisë gjatë viteve të Qeverisë Berisha, por është edhe obligim për përmbushjen e detyrimeve të Udhërrëfyesit për Shqipërinë, ashtu sikurse është edhe “test” rrëfyes për BE për përdorimin e standarteve reale, të drejtëpërdrejta e të pakalandizuara ndaj Shqipërisë në këtë pjesë të Europës e Ballkanit. PJESMARRJA AKTIVE E CILËSORE E SHQIPËRISË NË ORGANIZMAT NDËRKOMBËTARE Së parit duhet pohuar fakti historik se nismtar e startues të pranimit të Shqipërisë në BE, NATO e këshillin e Europës, ishte Partia Demokratike, në opozitë e pushtet dhe lideri i saj emblematik, Presidenti Sali Berisha, dhe përsëri tani, në këto vitet e fundit të qeverisjes së tyre, janë kurorëzues të ketyrë proçeseve të vështira e evenimenteve madhore: Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me BE (2006) e marrja e Ftesës për antarësim në NATO (2008). Qeveria Berisha arriti ta çojnë Shqipërinë nga negociatat rutinore e të tejzgjatura në nënshkrimin e marrëveshjeve dhe në proçes intensifikues për antarësim në këto organizma euroatlantike. Eveniment për Shqipërinë përben edhe fakti, sipas sondazheve, se, aktualisht, për antarësim në BE janë mbi 92 për qind e shqiptarëve, ndërsa për antarësim në NATO mbi 95 për qind e tyre, çka këto tregues nuk janë arritur as nga vet vendet antare në këto organizma e nga shtetet e Ballkanit. Nga dhjetori i vitit 1955, kur Shqipëria u pranua në OKB e deri në shtatorin e vitit 2005, kur nisi qeverisjen e mandatuar Prof. Dr. Sali Berisha, nuk kemi pasë një nivel të tillë të marrëdhënieve me këtë organizëm ndërkombëtar, si në këto tre vitet e fundit. Vizitat e takimet në Pallatin e Qelqtë në Nju York, para disa vitesh, kanë qënë tradicionale, rutinore, zakonisht çdo shtator, në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme, në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive antare të OKB, dhe, në mënyrë spontane apo rrallë të planifikuara gjatë muajëve të tjerë të vitit. Diplomacia Shqiptare në këto vitet e fundit ka qënë mjaft aktive në Nju York e Gjenevë... në takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB e personalitete të tjera të larta të saj, me ambasadorë të vendeve antare të Këshillit të Sigurimit, etj. duke bërë lobing për Kosovën e diskutuar për çështje të ditës e perspektive të Shqipërisë e të rajonit ballkanik. Këtu duhet veçuar edhe Nënshkrimi i Marrëveshjes “Një OKB”, (“ONE UN”), një projekt pilot, ku Shqipëria është një nga 8 vendet pjesëmarrëse, që synon efektivitet më të madh e koordinim më të lartë në zbatimin e projekteve të agjensive të OKB në vendin tonë. I rëndsishëm është fakti se me Organizatën për Siguri e Bashkëpunim në Europë (OSBE) Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë, dhe, ndryshe, nga qeverisja e majtë, Qeveria Berisha ka qënë pro vijimit të pranisë mandatore të saj në vendin tonë, ndonëse duhet përshtatur me nevojat tona reale për asistencë nga ana e saj. Pjesmarrja e angazhimi i Shqipërisë në organizmat rajonale ka qënë efektiv, ka dëshmuar pjekuri diplomatike e politike dhe ka marrë vlerësime ndërkombëtare. Në pothuajse të gjitha këto organizma Shqipëria është antarësuar në mandatin e parë qeverisës të Partisë Demokratike, kur President i vendit ishte Prof. Dr. Sali Berisha, si në Organizatën e Bashkëpunimit e Kooperimit të Detit të Zi ( BEDZ ) në vitin 1992; në Nismën e Europës Qëndrore (CEI) në vitin 1994; në Inisiativën e Bashkëpunimit të Europës Juglindore ( SECI ) në vitin 1995 dhe në Proçesin e Kooperimit të Europës Juglindore ( SEECP ) në vitin 1996. Në vitet e qeverisjes të së majtës u nënshkrua pjesmarrja në Paktin e Stabilitetit të Europës Juglindore ( SP for SEE). Më 1 maj të vitit 2007 Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Europën Qëndrore (CEFTA). Polika e jashtme e Shqipërisë me Europën Juglindore është një nga prioritetet e saj, pasi me këto vende ka marrëveshje cilësore dy e shumëpalëshe, por ka edhe projekte të përbashkta në kuadrin e antarësimit në BE e NATO. Shqipëria, më 2007, u pranua antare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Nisur nga interesat kombëtare e zhvillimet aktuale ndërkombëtare janë ridimensonuar marrëdhëniet me Ogranizatën e Konferencës së Vendeve Islamike. GJEO-DIPLOMACIA SHQIPTARE Në këto tre vitet e fundit diplomacia shqiptare ka marrë një shtrirje ndërplanetare duke rritur frymëmarrjen e vet dimensionale e cilësore, jo vetëm në prioritetet e saj euroatlantike me Uashingtonin, Brukselin, Vjenën e Strasburgun, dhe krijuar apo rikrijuar apo lartësuar marrëdhënie diplomatike e nënshkruar marrëveshje të ndryshme me disa shtete në Azi, Afrikë. Kësaj i kanë shërbyer vizitat e shpeshta e të niveleve të ndryshme në Japoni, Kanada, Korenë e Jugut, Moskë, Ukrainë, Indi, Senegal, etj. Në nivele të mira e të reja janë marrëdhëniet diplomatike, ekonomike e politike me Vendet Nordike, Balltike, Spanjën, Portugalinë, etj. Gjeodiplomacia shqiptare në këto tre vitet e fundit është ngritur në nivele e përgjegjësi të reja. IMAZHI I RI I SHQIPËRISË NË BOTË Politika e jashtme e Shqipërisë i ka shërbyer devotshmërisht edhe krijimit e rritjes së imazhit të vendit tonë në botë, si me qëndrimet konstruktive për problemet rajonale e ndërkombëtare, me ngritjen e nivelit e arritjeve produktive të zhvillimeve politike e ekonomike në vend, me luftën kundër kriminalitetit, korrupsionit e trafiqeve, etj. Në këtë drejtim ka pasë një diplomaci unike, por është siguruar edhe bashkëpunim e bashkërendim me qeveri të vendeve euro-atlantike e ballkanike. Këtë e dëshmojnë edhe Ftesa për antarësim në NATO, Nënshkrimi e Ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me BE, Nisma “Shqipëria – Një EURO”, rritja e investimeve e firmave të huaja në vend si për Rrugën Kombëtare Durrës-Prishtinë, etj., numri i madh i turistëve, etj. DIMENSIONET DIPLOMATIKE Risore në këto tre vite është se Parlamenti Shqiptar, nisur nga sipërmarrjet energjike e vizionare të Kryetares Jozefina Topalli, ka promovuar e konsoliduar “Diplomacinë Parlamentare”, por duhet të vetëvihen më mirë në lëvizje edhe delegacionet e Kuvendit dhe grupet e miqësisë me parlamentet e tjera. Tjetër risi përben fakti se, pas shtatorit 2005, kemi edhe promovimin e Diplomacisë Ekonomike e Diplomacisë Kulturore, çka, në këtë drejtim ka një drejtori përkatëse në MPJ, janë shënuar arritje konkrete, si brenda Shqipërisë e në disa aspekte e vende të ndryshme. Lartësimi i kësaj përvoje po jep e do të japin frytet e veta në ecuritë e zhvillimeve politike, ekonomike, kulturore e ushtarake të Shqipërisë. Tiranë, 10 qershor 2008
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 07:40:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015