Sokol Balla: Ju jeni shumë popullor, mes shqiptarëve në Kosovë - TopicsExpress



          

Sokol Balla: Ju jeni shumë popullor, mes shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, jeni një figurë karizmatike, mendoni që misioni juaj i fundit në Shqipëri do t’ua shtojë apo do t’ua ulë popullaritetin mes shqiptarëve? Tony Blair: Nuk e di. Më e rëndësishme është që njerëzit të kuptojnë që ekziston një vullnet i mirë i bashkësisë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe unë jam pjesë e këtij vullneti të mirë. Unë kam ardhur të ndihmoj. Unë nuk mund të bëj detyrën e qeverisë, është qeveria që do bëjë detyrën e saj sigurisht, por unë do doja të isha pjesë e përpjekjeve për ta ndihmuar këtë vend për të qenë ai vend që do ky popull të jetë dhe kjo do të jetë një kënaqësi dhe nder i madh për mua. Problemi me politikën sot është që nëse përzihesh, gjithmonë kritikohesh, kështu që ende më vijnë kritika në drejtimin tim. Por thjesht duhet të mos mendosh për to dhe të veprosh sic duhet, njeri një jetë ka dhe puna është se cfarë do lësh pas kur të vdesësh. / Top Channel
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 23:03:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015