TIRANE - Eshte shoqeruar me tensione operacioni i Inspektoriatit - TopicsExpress



          

TIRANE - Eshte shoqeruar me tensione operacioni i Inspektoriatit Urbanistik per prishjen e nje ndertimi pa leje ne rrugen “Kongresi i Manastirit” ne Tirane. Nje nga banoret e pallatit poshte te cilit ishte ndertuar objekti, i percaktuar per tu prishur u konfliktua me nje prej inspektoreve, para nisjes se aksionit, duke kaluar nga dhuna verbale ne ate fizike. Pas ketij veprimi, Lulzim Gina u shoqerua per ne komisariat, ndersa inspektoret vijuan me operacionin. Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha foli rreth punes se Policise Bashkiake , ndërsa ripërsëriti thirrjen e tij ndaj qytetarëve të mos ndërtojnë pa leje pasi siç po e shohin çdo ditë do të ketë tolerancë zero ndaj këtyre ndërtimeve. “Sot ne po i përgjigjemi thirrjes së qytetarëve, banorëve të këtij pallati, të cilët patën një ankesë të drejtpërdrejtë në Inspektoriatin Urbanistik dhe denoncuan këtë rast abuziv, të një ndërtimi pa leje i cili cenonte hapësirën e përbashkët të këtyre banorëve. Gjej rastin për të ripërsëritur edhe një herë thirrjen qytetarëve dhe banorëve të Tiranës që e vetmja rrugë dhe rruga më e shkurtër për të ndërtuar në qytetin e Tiranës është pajisja e tyre me lejen përkatëse. Pasi nga ana jonë do të marrim të gjitha masat për të goditur objektet informale dhe për t’i vendosur ato në kushtet e ligjshmërisë. Ne jemi në vëzhgim të të gjithë territorit, territori është nën mbikëqyrjen tonë dhe ne do të godasim dhe do të parandalojmë çdo veprim antiligjor në lidhje me fushën e ndërtimtarisë” -tha Hoxha.
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 06:38:19 +0000

Trending Topics



>
LA DOCTRINA DE LA TRINIDAD DE DIOS Definicion: Hay un solo
An hour of worship songs to start our day with God as our center.
!! RED GLASS EVENTS PRESENTS
(AUDIO) Escobar: “Oficialmente no he hablado con nadie de

Recently Viewed Topics




© 2015