Thohir: Për 10 vjet, Interi klubi më i fortë në - TopicsExpress



          

Thohir: Për 10 vjet, Interi klubi më i fortë në botë Presidenti i ri i Interit, Erick Thohir, ka thënë fjalë të mëdha në ditën e parë si president i gjigantit italian. Multimiliarderi indonezian, Erick Thohir, u emërua president i Interit pas një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur, ku i është dhënë edhe fund epokës së artë të Massimo Morattit, i cili shiti 70 % të aksioneve të ekipit. “Dua të bëj një falënderim me të vërtet të veçantë për mikun dhe partnerin tim të ri, Massimo Moratti, për besimin dhe mbështetjen që ai më ka dhënë”. “Pas 10 vitesh vetëm 10 klube do të kujtohen në gjithë botën, sepse do të jenë fitues për entuziazmin që do të dijnë të transmetojnë dhe sepse do të jenë shoqëri të shëndetshme. Dhe, Interi do të jetë në mesin e këtyre klubeve”, u shpreh Thohir.
Posted on: Fri, 15 Nov 2013 20:01:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015