[VIDEO] Avionët e Turqisë bombardojnë helikopterin - TopicsExpress



          

[VIDEO] Avionët e Turqisë bombardojnë helikopterin sirian :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: Një helikopter ushtarak sirian është rrëzuar në afërsi të kufirit me Turqinë, në zonën Xhabal al-Akrad, pikëmbështetje kryengritëse në provincën bregdetare Latakia. “Disa aeroplanë ushtarakë nga Turqia e rrëzuan helikopterin sirian sepse ka hyrë në hapësirën ajrore turke”, deklaroi zëvendëskryeministri turk Bylent Arënç. Mediat turke bënë të ditur se helikopteri ka shpërthyer në ajër dhe ka rënë në tokë 400 metra nga stacioni. Sipas burimeve tjera, helikopteri është rrëzuar nga vetë kryengritësit sirianë. Drejtori i Qendrës opozitare për monitorim të të drejtave të njeriut, me seli në Londër, Rami Abdel Rahman theksoi se kryengritësit kanë robëruar një nga pilotët, përderisa fati i tjetrit nuk është bërë i ditur. Marrëdhëniet midis Sirisë dhe Turqisë, të cilët dikur ishin aleatë të afërt, dukshëm janë keqësuar nga fillimi i kryengritjes kundër regjimit të Bashar al Asadit.
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 20:09:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015