VINI RE! Kini parasysh se lubrifikimi me graso është i - TopicsExpress



          

VINI RE! Kini parasysh se lubrifikimi me graso është i ndryshëm për nyjëtimet e jashtme dhe të brendshme; grasot përfshihen në kompletin e veglave dhe sigurohuni të përdorni atë. Mbushja Bokulla e rrotës nuk mbushet me shumë graso, pasi rrezikon të shkrihet dhe të rrjedhë kur temperatura e tyre rritet nga shpejtësia e madhe. Grasatohet kushineta mjaftueshëm dhe 1/3 e hapësirës së bokullës nuk grasatohet. Përzierje me graso të tjera Grasoja e kushinetës nuk përzihet me lloje të tjera grasosh, pasi ul ndjeshëm efektin dhe nxit rrjedhjen e saj. Lëndë të huaja brenda grasos Shmanget përzierja e grasos me rërë, pluhur, ose copa metalike, pasi vesh sipërfaqet e jashtme. Nuk punohet në vende ku ka rërë ose pluhur, dhe ena ku mbahet graso mbahet e mbyllur. Gjithashtu nuk përzihet me ujë, pasi lagështia ndikon në prishjen e saj. 2. Graso për Lubrifikimin e Kushinetave të Rrotës Kjo lloj grasoje është me bazë litiumi dhe përdoret për të grasatuar kushinetat e rrotave. Me poshtë vijojnë karakteristikat e saj: Graso duhet të ketë qëndrueshmëri të lartë ndaj nxehtësisë, pasi bokullat e rrotës nxehen shumë, temperatura e të cilave shkon deri në 130°C, ose 266°F, për shkak të nxehjes së madhe të frenave. Pra, ajo duhet të jetë e fortë dhe të mos rrjedhë. Duhet të jetë e qëndrueshme ndaj oksidimit që të përballojë forcën për një kohë të gjatë. Duhet të ruajë pajisjet, mekanizmat nga ndryshku dhe lagështia, dhe gërryerja. Për të arritur rezultate të mira gjatë lubrifikikimit me graso, merren masa paraprake si më poshtë: Pastrimi dhe qëndrueshmëria ndaj ndryshkjes së kushinetave. Për të pastruar pasije ose mekanizma, në përgjithësi përdoret vajguri ose benzina. Pas pastrimit , është e rëndësishme mënyra se si thahen këto të fundit sepse disa prej tyre ndryshken shumë shpejt si p.sh. kushinetat. Pasi pastrohen ato duhen të mbushen me graso ose me masa të tjera kundër ndryshkut. VINI RE! Automjetet me rrota të përparme aktive, i kanë bokullat e rrotave kompakte dhe kushinetat të ngjeshura . Kushinetat e reja të hermetizuara ngjeshen në temperaturë të lartë, mbushen me graso afatgjatë, dhe nuk çmontohen. Nese nevojitet që të zëvendësohen, do të ndërrohen me një palë të reja.
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 08:14:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015