Zbuloni dashurinë e jetës Për të zbuluar në bazë të - TopicsExpress



          

Zbuloni dashurinë e jetës Për të zbuluar në bazë të përgjigjeve tuaja se çfarë personi do të dashuroni në të ardhmen, bëni këtë test personaliteti dhe do të gjeni personalitetin e partnerit të ardhshëm 1. Nëse do të kishit mundësi, në cilin nga këto universitete do të zgjidhnit për të studiuar? A. Universitetin e Nju-Jorkut B. Universitetin e Oksfordit C. Nëse do të kishit zgjidhje nuk do të shkonit fare në studime D. Institutin e Teknologjisë në Kaliforni 2. Shumicën e miqve tuaj i njihni nga? 1. Ngjarjet ose shfaqjet në të cilat keni punuar 2. Aktivitetet jashtëshkollore 3. Ligjëratat e universitetit 4. Ndejat 3. Me cilin nga këta njerëz nuk do të dilnit kurrë në takim dashurie? A. Me atë personin që jeton në lagjen tuaj e flet vetëm për sport. B. Me Presidentin e Grupit Rinor të qytetit C. Me studentin më të dalluar të Universitetit D. Me një kitarist që pëlqen muzikën rok 4. Nëse do të mund të jetonit në botën e ndonjërit nga këta filma, cilin do ta zgjidhnit? A. ‘Sin City’ B. ‘Pride and Prejudice’ C. ‘Fast and the Furious’ D. ‘The Chronicles of Narnia’ 5. Mënyra ideale për t’ju kërkuar partneri të dilni bashkë do të ishte? A. Një mesazh i shkruar në letër B. Një kërkesë për takim me anë të një kënge C. Një propozim nga ai i ulur në gju D. Me një fjalim të këndshëm dhe të sikletshëm 6. Kur ju dhe miqtë tuaj dilni, çka zgjidhni për të veshur? A. Një bluzë të ngushtë dhe të hapur përpara B. Çfarëdo që përshtatet me ndejën ku shkon C. Një tunikë të thjeshtë me ndonjë shkrim qesharak D. Çfarëdo që keni më afër 7. Një ditë e mrekullueshme me të dashurin tuaj do të ishte? A. Vizita e një muzeu të qytetit B. Një darkë dhe vallëzim në një klub C. Një takim në shtëpinë e tij D. Një udhëtim për takim me prindërit e tij 8. Nëse do të kishit njërën nga këto si konkurrente për të zënë të dashurin tuaj, cila do t’ju dukej konkurrentja më e fortë? A. Pamela Anderson B. Natalie Portman C. Paris Hilton D. Tina Fey 9. Nëse do të mund të zgjidhnit mes këtyre tipareve negative të partnerit tuaj, cilin nuk do të dëshironit kurrsesi ta ketë? A. Të flas pa menduar B. Të jetë xheloz C. Të jetë i papërgjegjshëm D. Të jetë kontrollues 10. Ku do të mendoni se ka mundësi ta takoni partnerin e ardhshëm? A. Në një ndejë me shumë miq dhe të panjohur B. Në një udhëtim me tren/autobus C. Në një klub/bar D. Në bibliotekë/librari ose në parkun e qytetit Nëse keni më shumë përgjigje A: Do të dashuroheni me një person të ndjeshëm. Mashkulli i jetës suaj do të jetë një i pasionuar pas muzikës dhe teatrit. Ai madje mund të jetë pak i çuditshëm, pasi që pëlqen të flasë për këto tërë kohën. Por, e mira është që derisa miket tuaja do të qajnë nga thyerja e zemrës, juve do t’jua lexojë partneri Shekspirin. Nëse keni më shumë B: Ju do të dashuroheni me një person të sjellshëm. Meshkujt që e quajnë veten ‘djalë i keq’, nuk ju tërheqin aspak. Ju do të dashuroheni me një person që jua hap derën sa herë që ndodheni para saj. Ai do ta mbajë karrigen për ju para se të uleni, do të jetë i sofistikuar dhe elegant e i drejtpërdrejtë. Nëse keni më shumë C: Në përgjithësi juve ju pëlqejnë më shumë meshkujt më të lirshëm dhe më me karakter. Ju do të dashuroheni me atë ‘djalin e keq’, të cilin të gjithë e njohin si të tillë. Sharmi, bukuria dhe të gjitha lëvizjet me vetëbesim të tepruar që e karakterizojnë një mashkull të tillë, ju tërheqin shumë. Një person të tillë mund ta gjeni në ndonjë bar, klub apo në ndonjë vend ku ka vallëzim. Kërkojeni në turmë një person pa bluzë dhe me tatuazhe. Ai do të jetë i juaji. Nëse keni më shumë D: Do të dashuroheni me një mashkull inteligjent dhe serioz. Nëse ju kërkoni dashuri, preferohet që të kaloni më shumë kohë, duke mësuar në bibliotekë. Mashkulli që ju pëlqen është shumë i thjeshtë, i mençur dhe i qetë. Ndoshta ai nuk ka shumë njohuri për aktivitetet sociale, megjithatë inteligjenca e tij e plotëson këtë mungesë.
Posted on: Fri, 29 Nov 2013 20:12:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015