Basha: Kemi përgjegjësi për shqiptarët në Maqedoni Lideri i - TopicsExpress



          

Basha: Kemi përgjegjësi për shqiptarët në Maqedoni Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka theksuar se Tirana nuk do të mbyllë sytë për çdo regres për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni. Ai këtë e theksoi në emisionin “Opinion” në TV Klan duke komentuar edhe deklaratën e kryeministrit të ri Edi Rama, i cili siç u theksua nga ai bëri një krahasim mes pakicës minore maqedonase në Shqipëri dhe shqiptarëve në Maqedoni si popull shtetëformues. “Ishte një deklaratë që shkoi në vazhdën e gafeve që cënojnë imazhin e shqiptarëve, cënojnë marrëdhëniet me fqinjët, si dhe paqen e stabilitetin në rajon. Shqipëria është një vend lider në rajon që ka rekord pozitiv me minoritetet dhe kjo është faktuar edhe në të gjitha raportet ndërkombëtare. Të vësh në dyshim këtë do të thotë se ke kompleks inferioriteti ose mosnjohje të thellë të situatës. Që të dyja këto janë të pafalshme për një kryeministër të sapozgjedhur. Të heqësh një paralele të minoritetit, pakicës së respektuar maqedonase në Shqipëri dhe shqiptarëve në Maqedoni, që janë element shtetëformues pa të cilët nuk mund të ketë Maqedoni , do të thotë te kesh një dritëshkurtësi absolute, të papranueshme, dhimbse, therrëse dhe mosnjohuri totale sa i përket cështjes shqiptare në përgjithsi”, theksoi kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ai ka vënë theksin edhe tek mospërmendja e Marrëveshjes së Ohrit nga ana e kryeministrit Edi Rama pas takimit me presidentin maqedonas Ivanov. “Mos përmendja e Marrëveshjes së Ohrit është një problem. Marrëveshja e Ohrit është korniza që duhet çuar deri në fund, mbi të cilët duhej të insistonte. Është një marrëveshje e cila duhet respektuar pa asnjë dilemë, natyrishtë me mbështetjen tonë të cilën e kemi dhënë gjithmon. Nuk mund të na kërkohet ti mbyllim sytë për çdo regres të paplanifikuar, spontan apo të planifikuar kundër parimeve të kësaj marrëveshje”, theksoi kryetari i PD-së dhe Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 14:44:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015