Disa fragmente të përzgjedhura nga romani "Rënia", nëse mund - TopicsExpress



          

Disa fragmente të përzgjedhura nga romani "Rënia", nëse mund të quhet mirëfilli roman, për arsye se ngelet ndër veprat më të veçanta për nga stili i të trajtuarit, siç ka ditur gjithmonë ta bëjë Kamy, sidomos me atë ironinë e tij shumë të hollë. Është një libër, që në mënyrë të veçantë ia ka kushtuar avoketërve... mgjs idetë që përçon me veprën e tij, janë për të gjithë njerëzit, pavarësisht profesionit të tyre. * “Miqësia është më e thjeshtë. Është e gjatë dhe e vështirë për ta fituar, por kur e ke, se heq dot më qafe, duhet ta përballosh. Në rradhë të parë, mos kujtoni se miqtë tuaj do t’iu telefonojnë darkë për darkë, siç duhej të bënin, për të marrë vesh se mos pikërisht ju atë mbrëmje vendosni të vrisni veten, ose thjesht akoma se mos keni gjë nevojë për shoqëri, se mos nuk jeni në gjendje për të dalë. Por jo, edhe në iu marrshin në telefon, jini të qetë, kjo ka për të ndodhur mbrëmjen kur nuk jeni vetëm dhe, kur jeta është e bukur. Sa për vetvrasjen, ata më tepër kishin për t’ju shtyrë, për arsye të asaj që i detyroheni vetvetes, sipas tyre. Sa për ata që e kanë për detyrë të na duan, dua të them prindërit, aleatët (ç’shprehje), është avaz tjetër. Ata thonë fjalën e duhur, po fjala bëhet plumb; ata telefonojnë siç shtihet me pushkë. Dhe qëllojnë në shenjë. Si?! Ç’mbrëmje? Do të dal dhe aty, tregohuni i duruar me mua. Në një farë mënyre, madje, jam brenda temës sime, me këtë çështje miqsh dhe aleatësh. Ta dini se më kanë folur për një njeri, të cilit i kishin burgosur mikun dhe ai vetë flinte çdo natë mbi dyshemenë e dhomës së tij, që mos të kishte atë rehati, që ia kishin hequr atij që donte! Kush i dashur zotëri, do të flinte në dysheme për hirin tonë? Mos jam unë në gjendje ta bëj një gjë të tillë? Dëgjoni, po të doja ta bëja, do ta bëja. Po, ne do të jemi të gjithë në gjendje një ditë për ta bërë këtë, dhe ky do të jetë shpëtimi. Por nuk është e lehtë, sepse miqësia është hutaqe ose të paktën e pafuqishme. Atë që do ajo, nuk mundet dot ta bëjë. Ndofta, në fund të fundit, nuk e do aq sa duhet? E keni vënë re se ndjenjat na i zgjon vetëm vdekja? Sa i duam miqtë tanë që na lënë, apo s’është kështu? Sa i adhurojmë mësuesit tanë që nuk flasin më, që e kanë gojën të mbushur me dhe’! Nderimi vjen atëherë krejt natyrshëm, ai nderim që, ndofta ata e kishin pritur nga ne tërë jetën. Po a e dini pse jemi gjithmonë me të drejtë dhe me të gjërë me të vdekurit? Arsyeja është e thjeshtë! Me ta s’ka detyrime. Na lënë të lirë, mund ta marrim me nge... Edhe në na u detyrofshin për diçka, kjo lidhet me atë që, ne na duhet t’i kujtojmë, mirëpo ne harrojmë shpejt. Jo, ndër miqtë tanë, ne duam të porsavdekurin, të vdekurin që na bën me dhimbje, emocionin tonë, veten tonë në fund të fundit.”
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 22:52:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015