“Duke u bazuar në rritjen e numrit të azilkërkuesve në - TopicsExpress



          

“Duke u bazuar në rritjen e numrit të azilkërkuesve në vitin 2013 dhe shkallës së lartë të zhdukjes së tyre, janë bërë ndryshime në ligje për azil, të cilat kanë hyrë në fuqi më 1 korrik 2013” ka konfirmuar për gazetën Zyra konsullore e Hungarisë në Prishtinë. 4000 azilkërkues mbahen në Hungari “Tani për tani ekziston mundësia ligjore për t’i dërguar azilkërkuesit në qendra të mbajtjes, që në fakt nuk është një mbajtje policore. Ndryshimet janë bërë duke u bazuar në standardet evropiane”, kanë bërë me dije autoritetet hungareze në Kosovë. Kjo zyrë ka konfirmuar numrin prej 4000 kosovarëve që aktualisht gjenden në qendrat e azilkërkuesve në këtë vend. “Mund t’ju informojmë që rreth 4000 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për azil në Hungari në vitin 2013”, thuhet në një përgjigje të kthyer nga zyra e Ambasadës së Hungarisë në Kosovë. Bazuar në informacionet që kanë autoritetet hungareze, shumica e shqiptarëve që aktualisht gjenden në mënyrë ilegale në Hungari kanë qëllimin dhe duan të vazhdojnë rrugën e tyre për në vendet tjera të Schengenit. “Numri i azilkërkuesve nga Kosova është rritur dukshëm – në fakt është shumëfishuar- krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, kanë njoftuar më tutje autoritetet hungareze në Prishtinë.
Posted on: Wed, 10 Jul 2013 13:51:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015