FUNDI I NJË ILUZIONI Duke shkuar në Oslo për marrjen e çmimit - TopicsExpress



          

FUNDI I NJË ILUZIONI Duke shkuar në Oslo për marrjen e çmimit Nobel të paqes për vitin 1952, Albert Shvejceri i bëri thirrje botës “të guxojë ta shohë në fytyrë situatën e krijuar.... Njerriu u shëndrrua në mbinjeri.... Por mbinjeriu i pajisur me forcë mbinjerëzore, ende nuk u ngrit gjer në nivelin e arsyes mbinjerzore. Sa më shumë rritet fuqia e tij, aq më i varfër bëhet ai.... Ndërgjegjja jonë duhet të zgjohet nga pranimi i asaj, se sa më shumë ne shndrrohemi në mbinjerëz, aq më çnerzorë bëhemi”. PËRSE NUK U VËRTETUAN SHPRESAT E MËDHA? Në qoftë se unë jam egoist, atëherë kjo shfaqet jo vetëm në sjelljen time, por dhe në karakterin tim. Të jesh egoist do të thotë që unë e dua gjithçka për vete, që mua më jep kënaqësi ta zotëroj për vete dhe jo ta ndaj me të tjerët, që unë duhet të bëhem makut. Unë s’mund të jem asnjëherë i kënaqur, sepse dëshirat e mia nuk kanë fund, unë duhet t’u kem zili atyre që kanë më shumë dhe t’u trembem atyre që kanë më pak. Por unë jam i detyruar që t’i shtyp këto ndjenja, që ta paraqes veten (para të tjerëve, si dhe para vetes) si një qenie njerëzore të arsyeshme, të sinqertë dhe të mirë, të buzëqesh, siç përpiqet të duket secili. Përserisa të gjithë duan të kenë më shumë, është i pashmangshëm formimi i klasave, është e pashmangshme lufta klasore dhe, në përmasa globale, lufta midis popujve. Pangopësia dhe paqja e përjashtojnë njëra-tjetrën. Shpirti i pushtimeve dhe i armiqësive që na verbon, nuk na ka lejuar të shohim se burimet natyrore nuk janë të pakufizuara dhe, në fund të fundit, mund të shterren dhe se natyra hakmerret ndaj njeriut për qëndrimin e tij grabitqar dhe plaçkitës ndaj saj.
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 10:00:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015