Kanceri-shkaku i dyte i rendesishem per vdekjen ne mbare - TopicsExpress



          

Kanceri-shkaku i dyte i rendesishem per vdekjen ne mbare boten Kanceri eshte shkaku i dyte me i rendesishme per vdekjen ne mbare boten. Eshte gjithashtu semundja me e studiuar per parandalimin dhe kurimin, dhe si rrjedhoje eshte rritur ndjeshem jetegjatesia mesatare e pacienteve gjate ketyre viteve te fundit. Kanceri vjen si pasoje e zhvillimit/shumimint anormal te qelizave ne nje pjese te trupit te njeriut. Vlen te permendet qe jo cdo rritje dhe zhvillim anormal i qelizave eshte kancer. Mjeket bejne dallimin midis tumorit/kancerit. Dallimi midis tyre ka te beje me morfologjine e gjendres dhe shume aspekte te tjera te cilat vetem mjeku perkates mund ti analizoje dhe te jape diagnozen. Tumoret jane te operueshme dhe mund te hiqen pa komplikacione. Ketu vlen te permendet fakti qe kanceri/tumori zhvillohen pergjate shume viteve dhe si fillim sherbejne qeliza normale te trupit te njeriut. Sot shkencetaret dine qe zhvillimi anormal i ketyre qelizave lidhet me ndryshime gjenetike ne disa gjene te vecuara apo ne kombinim me njeri-tjetrin (ngritja e sasise se nje gjeni dhe ulja e sasise se nje gjeni). Kur kemi te bejme me kancer, qelizat kancerogjene mund te shkaterrojne organet afer tyre apo mund te perhapen ne organe te tjera dhe te nderhyjne ne fuksionimin normal te ketyre organeve. Ndryshimet gjenetike qe shkaktojne kancerin mund te vijne si resultat i kushteve te ambjetit ku jetojme dhe gjithashtu si shkak i rregjimit ushqyes dhe stilit te jetes (jo-aktiv, pirja e cigares dhe alkolit). Prandaj njerezit mund te ulin rrezikun per te zhvilluar kancer duke patur nje menyre jetese sa me te shendetshme. Gjithashtu nje faktor tjeter shume i redesishem per parandalimin dhe uljen e rrezikut eshte dhe kontrolli vetjak dhe ai i pergjithshem te mjeku onkolog. Keto kontrolle bejne te mundur kapjen e kancerit ne fazat e para dhe kjo ben te mundur nje kurim sa me efikas per patientin ose kapjen e disa simptomave qe lene te kuptojne per nje zhvillim te mundshem te kancerit. Cfare shkakton kancerin ? Shumica e gjeneve te lidhura me zhvillimit e kancerit jane gjene qe kontrollojne rritjen, zhvillimin dhe vdekjen e qelizave. Keto gjene nuk veprojne te vecuara nga njeri-tjetri por ne bashkepunim dhe kontrollojne funksionimin e njeri-tjetrit. Mos funksionimi normal njerit mund te sjelle prishjen e equilibrit the si rrjedhoje nje funksionim/zhvillim anormal te qelizave ku ekulibri eshte prishur. Keto qeliza anormale shumohen dhe duke u shumuar krijojne dhe aftesi per te parandaluar aktivitetin mbrojtes se organizmit duke krijuar keshtu tumore qe me kalimin e kohes mund te kthehen ne kancer. Ketu vlen te nenvizohen fakti qe kanceri nuk eshte nje semundje qe mund te kalohet nga nje person i semure me kancer tek nje person i shendetshem. Por po te vijme tek ndryshimet gjenetike qe cojne ne zhvillimin e kancerit pyetja qe mund te behet eshte “Cilat jane shkaqet qe cojne ne keto ndryshime gjenetike?”. Shume nga keta faktor jane akoma te panjohur nga shkenca por gjithashtu njihen shkencerisht disa faktore ndikues ne keto ndryshime gjenetike. - Pirja e duhanit. - Expozimi per nje kohe te gjate ne reze ultra violet (UV), kryesisht nga dielli. - Dieta ushqimore. - Expozimi per nje kohe te gjate ne ambjete ku jane te pranishem substanca kancerogjene(substanca te njohura nga komuniteti shkencor qe shkaktojne kancerin). - Trashegim familiar. Disa gjene jane te trasheguara nga prinderit (njeri prej tyre) por trashegimi i ketyre gjeneve nuk do te thote domosdomerisht qe edhe femija do te zhvilloje kancer. Ajo qe eshte e njohur shkencerisht eshte shansi i femijeve me keto gjene te trasheguara eshte i larte per te zhvilluar kancer. Per kete arsye nqs ne familje njihen raste kanceri keshillohet te behet nje kontroll tek mjeku onkolog. - Infeksione virale. Disa infeksione virale (HepB, HepC, HIV, Human papillomavirus) rrisin rrezikun per te zhvilluar kancer Si mund te parandalohet kanceri ? Megjithese nuk ekziston nje menyre e garantuar nga ana mjekesore per te parandaluar kancerin, ne kemi ne dore uljen e rrezikut per te zhvilluar kancer duke: - mos konsumuar duhan - bere nje jete sa me aktive duke zhvilluar rregullisht aktivitete sportive dhe duke mbajtur nje peshe sa me normale. - evituar expozimin per nje kohe te gjate ndaj rezeve UV te diellit dhe duke perdorur krem mbrojtes. - u konsultuar rregullisht dhe duke bere rregullisht check up te pergjitheshem per te kapur kancerin ne fazat e para. Si mund te kurohet kanceri ? Zhvillimet e fundit ne fushen e kancerit kane bere te mundur ndryshimin e kurimit nga ajo e bazuar ne nje popullate ne forma me te individiluazuara. Cdo kancer eshte unik si rrjedhim edhe terapia eshte e tille. Shkencetaret jane duke punuar ne gjetjen e gjeneve/proteinave qe lejojne vetem ose ne formen e nje paneli te merren vendime kurative per cdo patient ne vecanti. Gjetja e ketyre proteinave eshte nje fushe shume aktive kerkimi shkencor. Qendrat me te avancuara perdorin sot shume nga keto panele te aprovuara nga komuniteti shkencor dhe nga organet kontrolluese nderkombetare (FDA) per te marre vendime terapeutike. Me poshte jane dhene lidhjet per disa nga organizatat kombetare me ne ze ne luften kundra kancerit. Gjithesesi vendimi i perket vetem mjekut specialist. Duke mbeshtetur kerkimet shkencore ne kerkimin kundra kancerit Flitet gjithmone e me teper per telemjekesine si nje teknologji qe do te lejoje kirurge, shkencetare dhe mjeket specialiste gjeografikisht larg njeri-tjetrit te bashkepunojne per kerkime shkencore te perbashketa por edhe per te marre nje opionion te dyte apo te trete per raste te dyshueshme kur opioni i nje eksperti eshte i nevojshme per diagnostikimin apo per te vendosur per kuren. Kjo teknologji lejon nderlidhjen e qendrave spitalore me ato kerkimore ne qytete apo shtete te ndryshme nepermjet internetit. Kjo teknologji eshte shume e leverdishme per vende ne zhvillim e siper te cilat mund te perfitojne nga expertiza mjekesore e vendeve me te zhvilluara duke rritur keshtu cilesine e jetes per pacientet. Shenim: Ky artikull eshte pjeserisht perkthyer nga udhezimet e qendres shteterore per kerkimin kundra kancerit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes(NCI, Washinton, DC) dhe shtuar me te dhena nga puna kerkimore personale e autorit.
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 13:31:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015