Kulti i të kaluarës së pastër, - TopicsExpress



          

Kulti i të kaluarës së pastër, ndryshe sfida më serioze ndaj tharjes brenda vetes “Shqipëria duhet të nisë tani të rrojë jetën e mendjes; të kuvendojmë si të qytetëruar, të flasim vëllazërisht njëri kundër fjalës së tjetrit, të lidhur mes vedi me dy lidhje të arta: Dëshirimi i së Vërtetës dhe Dëshirimi i Shqipërisë ”. Konica “Vetëm tek pastërtia e së kaluarës mund të ndërtohet një e ardhme e merituar për ne, shqiptarët, në atë zonë të botës ku u takon të jenë”. Ja mesazhi estetiko­filozofik,sipas studiuesit A.Gjekmarkaj, i romanit më të ri,”Darka e gabuar”, i vlerësuar si një libër i jashtëzakonshëm, i shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare. Shpesh herë pyesim veten ku po shkojmë me këtë distancim përjashtues ...?!?! Ç’po ngjet me ne, me përmasat në rritje të tharjes brenda vetes?!?! Të jesh i majtë apo i djathtë, madje edhe i ekstremit të majtë apo të djathtë nuk është as meritë, as fatkeqësi, por një realitet rutinë në një shoqëri të hapur, kur dihet se finalen duhet ta vendosё vota e lirë.Kurse të përjashtosh tjetrin, aq më keq grupin, duke mohuar vetveten kjo është e frikshme, e paturpshme dhe totalisht primitive. Madje një tradhti e idealeve demokratike të Dhjetorit “90-të, kompromentim i thelbit të vlerave demokratike të një shoqërie të hapur, përndryshe kthim drejt një neodiktature aq sa detyrohemi të pranojmë atë që gjymëshekulli më parë e shprehte me aq indinjatë dhe dhimbje, nobelisti i mirënjohur francez Albert Kamy: ”Sa kohë që intelektuali do të detyrohet t’ua besojë lirinë e vet kopukëve, të jesh i lumtur do të thotë të jesh fajtor…”(“Rënia” fq.45) Një dhimbje tashmë rutinë për ata që realisht e përjetojnë me dinjitet dhe jo si rezervat gjuetie i kultparcelës së çdo ngjyre qoftë ajo, Djathtas apo Majtas, të të qenit demokrat. Dua të ndalem plot dhimbje në disa stacione të asaj Vetveteje së cilës asnjëri nuk mund t’i shmangemi, po aq sa kriminalizojmë, kur i kthejmë shpinën zërit që meriton të dëgjohet më shumë se kurrë si zëri i identitetit tonë, Zërit të të kaluarës sonë të pastër, në kaosin e madh të tharjes brenda vetes, nën kthetrat e thirrjeve të Nënës(­ave) Parti. Mjerisht , krejt si dje, aq sa po injorojmë edhe lidhjet tona të gjakut, të kodit njerëzor duke kultivuar përjashtimin dhe denigrimin total të thelbit tonë .Vlerat e një komuniteti lexohen në rrugëtimin që ka ndjekur trashёgimia historike, kultura dhe humanizmi në tërësinë e tij, do të thonin iluministët francezë, shekuj më parë. Një lexim të tillë plot domethënie i këtij kumti, në kontekstin e një realiteti sa absurd, sa grotesk, në jetën e atij mjedisi të cilin, në tërë qenien time, e ndjej si gjëja më e shtrenjtë nën diell: Dy fjalë mbi të kaluarën e këtij mjedisi ? Qё tё shijosh sa më bukur të kaluarën e kësaj province, Koplikut të Sipërm, trashёgiminё historike të tij, nuk ke se si t’i shmangesh dot Kalasё Majora, prapa Malit tё Podgorёs, me mure tё trashёsisё prej 1 m, me sipërfaqe prej 10 ha, me dy shpellat brenda saj, ku me sa duket bёhej strehimi i popullsisё nё rast lufte, krahas dy puseve afёr kalasë e cila lidhej direkt me kishёn e Shёn Mrikut (Mёrisё), pranё Ublave tё lagjes Gjuraj, qё nё atё kohё pretendohej se ishte ndoshta kisha mё e madhe nё Ballkan. Kalaja e Podgorёs, kalaja e Marshejit pёrballё saj dhe kalaja e Ballexёs sё Rrjollit nga lindja, e dokumentuar nga viti 1062, nё vijё ajrore ishin jo shumё larg me njёra tjetrёn, sikurse kishin njё pozicion mjaft strategjik, qё i favorizonte pёr tё kontrolluar gjithë 2 zonёn dhe sidomos rrugёn, pёrfshirё edhe Liqenin, pёrmes sё cilёs mund tё komunikonte me kёshtjellat, nё veriperёndim, vetё Kalaja e Shkodrёs.Nёse pёr Ballexёn e Rrjollit dihet qё e pati vizituar vetё Skёnderbeu sё bashku me t’nipin, Hamzain, nё vitin 1448, pёr Majorёn nuk ka tё dhёna tё tilla, por ёshtё mjaft intrigues pretendimi i “Mjeshtrit tё Madh”, mikut tim, Profesor as as. Doktor Ahmet Osja sipas të cilit: ”Nё vitin 1452 Gjergj Muka, pinjoll i njёrёs prej familjeve mё tё njohura nё Shqipёri dhe nё Ballkan, menaxher i Gardёs sё Skёnderbeut, familje e ndjekur nga pushtuesi osman deri nё shekullin XVIII-XIX, kur nё Shkodёr do tё sundonin Bushatllinjtё, do tё jetonte nё fshatin Drogovojё, Lohe e Poshtme, fqinji i parё natyror nga verilindja me Podgorёn. Kurse pas vdekjes sё Skёnderbeut, 17 janarit 1468, Gjergj Muka do tё vendosej nё Trieste, Itali, me tё vejёn e Heroit tonё Kombёtar”. Po kёshtu, interesante, janë objektet e zbuluara, dhuruar muzeut tё fshatit nё vitet “70-tё, si unazё ari me gjarpёr apo me kuçedёr, dhёmbё ari, tri monedha bronzi sa 5 lekёshi i vjetёr ngjyrё bakri, mbishkrime romake, vegla kёpucari: thika, dana, sikurse dana pёr tё mbathur kuajtё, shishe, kryqe bronzi tё verdhё, poçe me lёng tek kafka e tё vdekurit nё tre varret e identifikuara nё 1956-tën nё arёn e quajtur “Sadi i Mustafёs”, mbuluar me rrasa tё trasha e tё lёmuara prej guri, nё formё katёrkёndshi, apo tjegullat e trasha tё rrafshta gjatё vijёs sё murit rrethues, qё zgjatohej nё fund tё malit, deri nё kufi me Malin e Drogovojёs, flasin pёr Podgorёn si njё qytezё ilire rreth shek.II-IV, pas Krishtit, kur ilirёt , grekёt dhe romakёt ishin bashkёqytetarё tё Perandorisё Romake . Ndёrsa lidhur me traditёn kulturore tё kёsaj province le t’i referohemi njё fakti historik mjaft domethёnёs: Kur bëhet fjalë për shkollat që u ngritën në Shqipëri gjatë shekujve 13-15, ato dihet që ishin nën vartësinë e institucioneve fetare kishtare. Nën sundimin e Venedikut u ndjenë gjurmët e një okupimi i cili për të shtrirë maksimalisht influencën e vet mbi trojet tona, krahas shpёrblimeve me poste e para apo pёrçarjes mes nesh, ndoqi edhe taktikën e dhënies sё tokave, me sipёrfaqe tё tёra tё Rranzave tё Mbishkodrёs, me koncension dhe me atributin si pronarё dhe krerё tё fshatit Podgorё, filovenedikasve shqiptarё si: Andrea Hoti, Radas Hoti, Zakari Lubiqi, Mazrrek Hoti dhe Nikolla Baksi me vёllezёr, nё kёmbim tё mbёshtetjes me 150 kalorёs pёrballё sulmeve tё Balshajve, principatёs mё tё fuqishme shqiptare nё veri, sundimi i sё cilёs shtrihej deri nё kufi me lumin Danub nga 28000 km. katrorё aktualisht. Kështu Venediku koplikasit, të shtrirë në 6 lagje, i detyronte secilën prej tyre të paguanin çdo vit obrukun, katër groshë për shtëpi, t’i prashisnin, t’i krasisin , t’i punojnë të gjitha vreshtat dhe t’i vilnin me shpenzimet e veta, siç mësojmë nga Regjistri kadastral i koncensioneve të rrethit të Shkodrës 1416-1417, faqet 59- 60. Pёrjashtuar kishёn, tё tjerёt detyroheshin çdo vit për taksën e verës prej 400 barrësh, të cilën me shpenzimet e veta duhet ta sillnin në prani të Thoma Skjavit, kreut të fshatit Kopenik, Koplik. Gjithë kjo referencë do të ishte jo aq kurioze për ne, nëse nuk do të përballeshim me një fakt shumë interesant për të gjithë: Detyrimeve ndaj bashkisë dhe Sinjorisë së Shkodrës nuk i shpëtonte as shkolla e Podgorës, e cila zotëronte, gjithnjë duke iu referuar të njëjtit regjistër kadastral të koncensioneve, një copë vreshtë e quajtur Stanovina prej një shati për çka detyrohej ndaj Sinjorisë me gjysmën e prodhimit që mirrte nga kjo vreshtë. Kur kujtojmë se Venediku e pushtoi Shkodrën në vitin 1386, për t’u larguar në vitin e kolerës, 1479-n, merr rëndësi shumë të madhe fakti që kjo shkollë, së paku, i takon të ketë funksionuar para 600 vjetësh kur dihet se Venediku erdhi në vitin 1386. 3 Dhe, po të kujtojmë se shërbimet bujqësore në vreshtë kërkonin punëtorë të zotë dhe të ditur si dhe faktin që taksa vjetore ndaj bashkisë dhe Sinjorisë ishte e detyrueshme, rezulton që mosha e nxënësve të kësaj shkolle të ketë qenë, minimalja, patjetёr e nivelit të arsimit të mesëm të ulët. Çka dëshmon një traditë të hershme shkollimi në këto troje. Gjuha e përdorur në këtë ishte ajo e pushtuesit, si gjuhë e kulturës apo më saktë e klerit, qoftë greqishtja nën okupimin grek, apo latinishtja nën pushtimin venedikas ku kisha ishte i vetmi institucion edukativ për qytetarët e Kopenikut, siç thirrej asokohe Kopliku. Në një kontekst më të gjërë nuk është rastësor civilizimi dhe qytetaria e fshatrave të trevës së M.Madhe, ku bënte pjesë edhe fshati im, Kopliku i Sipërm, që duke u bashkuar shpesh herë në “Republikat” e veta, - sipas Shuflait ( shih“Serbët dhe Shqiptarët”) - , mjaft krerë fisesh kishin krijuar dinastitë e veta autonome, dukët e të cilave s’është për t’u habitur që të kenë kodifikuar ligjet e shteteve me të cilat hynin në lidhje për interesat e dinastive të tyre, aq sa duket që Kanuni ndёr Lekë dhe ndёr Dukagjin, siç e quante Gjergj Fishta duke e kritikuar Gjeçovin “qё ia le gabim emrin si Kanuni i Lekё Dukagjinit”, tё ketё qenё i kodifikuar kohё më parë, çka vërtetohet me ngjashmëritë mes tij dhe “kanuneve” të Romës, Bizantit, apo të Sllavëve të Jugut. . Madje, jo rastësisht, por edhe duke iu referuar një dëshmie publike të ripërsëritur nga i ndjeri Hysen Asllan Ujka, ish­emigrant politik, bashkëfshatari ynë, mund të kujtojmë me shumë krenari dhe dinjitet faktin se nё Malёsi tё Madhe Kopliku i Sipërm, si fshat, gjatë diktaturës të kujtonte një komunitet thelbёsisht socialdemokrat. Ky fshat, jo thjesht, s’pati asnjë të burgosur politik gjatë komunizmit, por madje dy nga banorët e këtij fshati : Sadik Selmani , anëtar partie, sekretar i këshillit popullor dhe gjyqtar popullor i fshatit si dhe Reshit Bajrami, i pa parti, këshilltar i fshatit, në orët e para të marsit 1956 jo vetëm nuk pranojnë ta denoncojnë, por , përkundrazi, e “lejojnë të rikalojë”drejt kufirit shtetëror bashkëfshatarin e tyre Hysen Asllan Ujka nga lagja Podgorё, lagjia e tij, kur ky i fundit kërkohej nga organet e Sigurimit tё Shtetit Shqiptar të arrestohej si “tradhëtar”, “diversant” dhe ”agjent” i UDB-ës jugosllave. Këtë akt altruizmi, si solidaritet shembullor, sa fisnik, sa të guximshëm e kam dëgjuar për herë të parë nga vetë , zoti Hysen Asllani, një malësor i nderuar, në një ditë morti në lagjen Zeqirmemaj të fshatit tim, në vitet “90-të , kur sapo ishte kthyer nga Franca , pas afro 40 vitesh: Ndërsa po rrinim ulur në pritje të orës së varrimit të bashkëfshatares sonë, në drejtim tonë po afrohej me një hap të sigurt dhe ecje prej babaxhani, një burrë i pashëm. Të gjithë, siç qemë ulur, ngrihemi njëherish në këmbë. Për herë të parë në jetën time po e shihja këtë fytyrë, edhe pse ”isha rritur” me biografinë e tij prej të arratisuri. Po, ku je, more Sadik Selmani, i drejtohet i sapoardhuri babait dhe i hidhet në qafë. Dy burra, më të pashmit e më të bukurit e këtij fshati, 40 vjet të paparë me njëri­tjetrin, shtrëngoheshin fort, fort me njëri­tjetrin, ndërsa sytë e mëdhenj e të bukur, si vetë bukuria fizike e tyre, po i tradhtonin.... Shtrëngohen fort edhe njëherë, pastaj i sapoardhuri takon të pranishmit me radhë dhe ulet në krah të djathtë të Sadikut. Po si kështu, more Hysen Asllani...? “Nuk më besohej se do të shihja ma...” , ndërsa lotët po i rridhnin lirshëm, vazhdon Sadiku. “Shyqyr fort , shyqyr fort që erdhi dita të takohemi , por për mua ma fort Sadik, se ti e kallëzove vedin, kurse unë shpesh mendoja se do të vdisja pa të thanë me gojën teme atë gja që do ta kem borxh tërë jetën”, - shprehet i mbushur me mall, Hyseni. 4 “Nuk kena kenë edhe aq të këqinj ne komunistët, edhe pse tash si fort po na shajnë”,- qesh me të babai. Tashmë, i pushtuar keq nga malli i atij që ka shumë për të thënë, tjetri vijon: “Mos e thuaj atë fjalë! Sadik, kush s’e njeh atë kohë, ngutet... dhe flet gabim sidomos për ty e shokët tu...Ta dinë të gjithë: ”Unë jam gjallë sot prej jush. Ju, komunistët, ma falët jetën” : “ Ishim ballëpërballë ”,­ kujton natën e marsit 1956, të arratisjes, Hyseni. Sapo kaloj pusin e Shabanit tonë, marrë rrugën e Qerim Abdyle, me synim qё të kaloj nga Shtegu­Qerr e t’i afrohem kufirit natën... Hipur mbi gomar, veshur si grua, kur takoj në Sadikun e Bukashёve, me mazerre në dorë. Ndjeva se më paska ardhur dekika e fundit. Dikush u ndie në errësirë..., Sadiku uli pushkën dhe ... Hysen, rrugë të mbarë! Frika kishte marrë hapur..., ashtu i tronditur duke menduar : vërtet... më falën, rrugëtoj në drejtim të Përroit të Thatë. Në Shteg­Qerr hasi në Reshit Bajramin e Çokajve.Takohemi, bri njëri­tjetrit, mbi Urë të Marshejit, këshilltari dhe diversanti. Reshiti më njohu dhe uli pushkën menjëherë me grykë poshtë. Nuk foli kurrsesi, ndërsa unë vazhdova rrugën... Më shkoi mendja se prita do të ishte jo shumë larg. Çfarë s’mendon njeriu në një pozitë aq të vështirë, burra !?. E kisha pasë kot: Jetën ma kishin falë dy burrat e nderuar të këtij fshati: Sadik Selmani dhe Reshit Bajrami. Tashti edhe me dekë s’kam problem. Shyqyr që erdhi dita të bahemi bashkë, sepse rrezikuat vedin e familjet tuaja me më falë këtë ditë të lumtur” .”Ti paç faqen e bardhë, se po nderon vedin”,­ ia pret Sadiku. Besa­besë qe kohë e vështirë, more Hysen Asllani, se njeriu për të vetin nuk ban tjetër burrni veç detyrës, çka do që të bajë”.” Kohën e bajnë njerëzit, o Sadik Selmani! Kohën e bajnë burrat e mirë e të urtë, kurse punën e mirë nuk duhet me harrue askush në asnjë kohë, sepse ajo na nderon të gjithëve”,­ ngre zërin Hyseni. Disa herë, duke ia dedikuar jetën e vet këtyre dy koplikasve të sipërm, kërkonin ndaj meje , si gazetar, Hyseni dhe të afërm të tij, ta bëja publik në median vizive apo të shkruar këtë akt sublim: Sa një amanet që duhej plotësuar. sa si një e kaluar dinjitoze që më inkurajoi të fitoj mbi modestinë si kompleks. Ndryshe pas njё lufte tё gjatё me vetveten, vendosa t‘ua percjellë brezave kёtё fakt, i obliguar para njё realiteti që s’na lejohet ta injorojmë, aq mё pak ta rrezikojmë nё atё shkallё sa ta humbasim si vlerë identiteti, me sjelljen tonë tragjikomike, dritëshkurtër, në emër të çastit…dhe aq më pak t’i dorëzohesha këtij çasti… nën kthetrat e modestisë si kompleks. Në vijim të domethënies sonë si identitet, me interes thelbësor vjen këndvështrimi ynё kritik, objektiv: sa politik, sa filozofik i Luftës së Reçit 30­31 gusht 1943, ku Malësia e Madhe tregoi një shembull të shkëlqyer, precedent për pozitivitetin e tij si thelb në tërë Shqipërinë e ndoshta edhe më gjërë, duke fituar mbi ndarjet partiake sipas devizës filozofike të Mul Delisë, ish-bajraktarit të Hotit: ”Qeveritë dhe pushtuesit janë si uji që rrjedh, kurse ne, populli, jemi zalli që mbetemi këtu”. Kështu malësorët, pavarësisht bindjeve politike, jo vetëm që nuk pranuan t’i vënë pushkën vëllavrasëse njëri­ tjetrit, por krah njëri­tjetrit nё kёtё luftё i thyen pushtuesit fashistë të cilët u detyruan, falë këtij solidariteti, të lënë në Reç mbi 150 të vrarë. Mul Delia, nënkolonel, i njohur dhe i nderuar si bajraktari i parë në 11 bajraqet që numëronte M.Madhe, me lëvizjet e tij prej patrioti e burri të shquar sfidoi shërbimin profashist, si ish­komandant i forcave 5 vullnetare qeveritare për këtë trevë duke përkrahur, indirect, këtë luftë popullore kundër fashistëve italianë, ku ranë dëshmorë: Rifat Nuzi, djali i bajraktarit të Reçit, Ismail Delia, Zymer Duli dhe Gjylie Bejtja, reçianë, sikurse Ismet Dertliu, rrjeshtuar si partizan i batalionit”Perlat Rexhepi” dhe Haxhi Islami, kapter( të dy kishin braktisur radhët e ish­Ushtrisë Kombëtare) dhe një ushtar italian, ish­efektiv i forcave balliste të Jup Kazazit, krahas disa banorëve të vrarë dhe të plagosur gjatë bombardimeve tё fashistёve italianё nga ajri Madje tentativës djallëzore të nënkolonelit gjerman Hausding për të shpërndarë në Malësinë e Madhe dhe Nënshkodrën 4000 armë dhe për ngritjen e një grupi prej 300 djemësh, malësorë, të zgjedhur që, së bashku me nazistët, do të luftonin për asgjësimin e çetave nacionaliste dhe atyre komuniste Mul Delia, iu përgjegj me stoicizmin e një ushtaraku karizmatik, me vendosmërinë e një nacionalisti të vërtetë dhe me pjekurinë e një diplomati karriere: ”Si ushtarak i vjetër gjithmonë i jam përmbajtur rregullave ushtarake e jo atyre politike dhe si i tillë dua të mbetem deri në fund”. ”Edhe malazezët e kishin bërë një gjë të tillë...edhe italianët në bashkëpunim me çetnikët u munduan të fusnin popullin e M.Madhe kundër forcave partizane të Titos në Malin e Zi....Ky veprim për Shqipërinë do të ishte shumë i dëmshëm, sepse prishte imazhin e saj tek aleatët anglo­amerikanë, që ishin të stacionuar tek partizanët, kurse pasojat do të shiheshin kur të përfundonte lufta”,- shprehej Mul Delia(vep.cit.fq.112) . Kurse, kur kuptoi se italianët përmes fletushkave të hedhura me avion po urdhëronin tërheqjen e forcave pas 6 orë luftimesh në Reç me qëllim që të përballeshin në fushën e betejës çetat nacionaliste dhe ato nacionalçlirimtare me popullin e Malёsisё sё Madhe Mul Delia do të dëshmonte përmasat e një burri shteti duke evituar pasojat katastrofale të një konflikti mes vedi, nëse nuk do të sigurohej përgjithësisht , falë autoritetit të tij në popull, neutraliteti i bajraktarëve tanë ndaj Luftës së Reçit. Ishte po ky Mul Deli që s’do ta lejonte Llesh Marashin me xhandarët e tij të arrestonin komunistin Çun Jonuzi (njërin nga antifashistët më të njohur shqiptarë dhe më gjërë që vuajti disa kohë në burgjet e fashizmit në Venteno-Itali gjatë viteve të Luftës II Botërore-shën.im) në prill 1944, në mbledhjen e krerëve malësorë të Besëlidhjes së M.Madhe, në qendër të Bajzës.(Mul Delia”Besëlidhja e M.Madhe”fq.99) Kurse në vitet e diktaturës meriton të ndalemi në dy precedentё brilantё, kur kujton se furia e luftёs klasore shpesh vinte apo nxitej nga vetё baza, ndryshe nga vetё strukturat partiake brenda fshatit: Nё fillim tё viteve “60-të, nga fshati Koplik i Sipёrm, do tё dёrgoheshin pёr studime universitare nё Bullgari, nё degën agronomi, dy djem, me biografi politike diametralisht tё kundёrta, antagoniste, sipas gjuhёs politike tё kohёs: Brahim Mustali, djali i Hajdar Ujkёs, eksponent i njohur i Ballit Kombёtar , kurse tjetri Brahim Dashi, vёllai i Col Cufit, njёri nga komunistёt e parё dhe po ashtu njëri nga eksponentët kryesorë si partiak dhe si kuadёr dejtues në M.Madhe Precedenti tjetёr ndodhi nё korrik 1970, kur komunistët e organizatës bazë Koplik i Sipërm­Lohe e Poshtme : Col Cufi, Sadri Qerimi, Sadik Selmani, Sylo Istrefi etj. s’pranuan, jo thjesht, të mos dënohej si opozitar asnjëri nga anëtarët e Partisë Agrare: Arif Osja, Riza Hasa etj.(kur kryetari i kёsaj partie, jo nga ky fshat, do tё dёnohej dy herё radhazi, gjithsejt 22 vite burg), por as të pushohen nga puna të afërmit e tyre, edhe pse, siç dihet, ato vite diktatura komuniste qe në kulmin e lulëzimit të saj. 6 Më 13 qershor 1973, në Koplik të Sipërm, në përurimin e ujësjellësit, merr pjesë vetë Enver Hoxha. Sipas vendimit partiak në bazë ai që do t’i jepte i pari dorën duke i uruar edhe mirëseardhjen E.Hoxhës nuk do të ishte as komunist, as kuadër, as ndonjë bujk a blegtor i dalluar, veteran i Luftës apo Col Cufi, deputeti i zonёs. Përkundrazi do të ishte njëri nga bashkëfshatarët tanë, i cili kishte vuajtur 18 muaj burg politik, si përkrahës i Kryengritjes antikomuniste të Postribës në shtator 1946 , me shpirt prej nacionalisti, po aq i shquar pёr humorin e tij therёs-ironizues, sa s’ia gjeje shokun nё llojin e tij, ndaj kuadrit drejtues nё bazё, ndryshe qenie me njё prirje natyrore hokatari, jo tё zakonshme, me çka tё impononte respekt. Ky ishte Shaban Binaku, pra me biografi “të papranueshme”, i cili edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare me kamionin e tij u kishte shërbyer në trevën tonë, sa partizanëve po aq edhe kundërshtarëve të tyre: legalistëve dhe ballistëve. Madje ai vetё tregonte se ka patur rastin t’i shёrbente gjatё njё viti, nga Shkodra nё Fishtё(Lezhё), me mjetin e tij edhe At’Gjergj Fishtёs. Pas inaugurimit të ujësjellësit të fshatit Enver Hoxha viziton, në lagjen Gjuraj, familjen e Sylo Muçёs, komunist e kuadër drejtues në kooperativë. Megjithatë, edhe pse kjo ditë pёr ato pak orё do t’i atribuonte Koplikut tё Sipёrm statusin e kryeqytetit tё Shqipёrisё, sikur do tё nderohej për 17 vjet si “Festa e Ujit”, me kushedi sa e sa këngë, dokumentarë, koreografi, çmime, publicistikё e pafund etj…, çfarë nuk do të bëhej, bashkëfshatari ynë apo organizata bazё e Partisё nuk di t’i ketë dërguar publikisht, qoftë edhe një kartolinë urimi as si person, as si familje, “Udhëheqësit tonë të dashur”. Aq aq më pak koplikasit e sipërm t’i thurnin këngë Enver Hoxhёs, edhe pse në qershor 1966 grupi i çiftelive i këtij fshati kishte fituar Kupën e Festivalit I Folklorik Kombëtar në Elbasan, d.m.th këtyre banorëve nuk u mungonte geni krijues... Personalisht në thelbin socialdemokrat të komunitetit në fjalë, unë kam lexuar reagimin aq tolerant dhe me dinjitet ndaj qëndrimit tim ekstrem, janar 1974, gjatë analizës vjetore të Ndërmarrjes së Shitblerjes ­M.Madhe në vatrën e kulturës(sot xhamia e fshatit) të mbushur plot e përplot, 6 muaj pasi këtë mjedis e kishte vizituar Enver Hoxha. Kudo ndihej atmosfera e vendimeve të Plenumit IV të KQ të PPSH ”Mbi luftën kundër shfaqjeve të huaja liberale” në qershor 1973. Intelektualët që aspironin sado pak hapësirë ishin vënë në shenjestër.Ligjëronte ngado si furi kolere vija e masave. Me të drejtë, në logjikën e kohёs qё dihet, deklarimi im publik: ”Ju jeni byro partie e qelbur, mashtrues, rrufjanë politikë dhe abuzues me pushtetin” u cilësua si demaskim publik i vijës së partisë, paçka se akti im nuk ishte aspak me vetëdije prej disidenti. . Për një moment sallën e pushtoi heshtja… Rebelimi im publik kundër padrejtësisë ndaj një njeriu të thjeshtë si Vace Sykaj, një njeri i mrekullueshëm, e cila para se të jepte shpirt, në vitin 2004, do të më kërkonte për të më rishprehur edhe njëherë mirënjohjen , i befasoi të gjithë.Ndërkohë pati edhe ndonjë profil aparatiçiku, tellall partie, që tentoi të përsëriste atë që ngjau me 13.10.73 në një seancë gjyqi në Koplik Qendër me një tjetër drejtues shkolle, i cili me kërkesë nga salla, do të transferohej si ”mbrojtës i dashurisë borgjeze”(realisht kolegu kishte rënë në kurthin e një sentimentalizmi të sëmurë) nga Kopliku Qendёr ­11vjet në Dukagjin. Për hir të së vërtetës në rastin tim salla reagoi krejt ndryshe: Me një kaos shumë funksional, ajo u hodh me shumë dinjitet përkrah meje, një intelektuali të paparti, drejtor shkolle. Tentativa ogurzezë u kompromentua keqas që në hapat e parë…aq sa nomenklatura, komiteti i partisë në rreth, u detyrua të ndëshkojë drejtuesit partiakë, vetveten…! 7 Ndërkaq respekti ndaj këtij akti dinjitoz komunitar në bllok të fshatit tim nuk do të më ndahej gjatë gjithë jetës duke inkurajuar brenda meje një qëndrim kurajoz , kritik, publik pa marrë parasysh asnjëherë riskun, koston apo karrierën.. . Ky ishte shpirti demokrat, dinjiteti civil dhe kultura e komunikimit e koplikasve të sipërm, si fshat, siç ma ka ripohuar në korrik të 2006-tës edhe vetë Caf Nuzi, ish­kryetari i Partisë Agrare opozitare në vitin 1970, nga fshati Reç i Malësisë së Madhe, i cili ishte modeli i një antikomunisti të ndershëm, kur po zhvilloja me të bisedën përgatitore për një intervistë pranë TV­ Koplikut, i impresionuar nga deklarimi i tij dinjitoz 36 vite më parë, në Shkodër, në gjyqin e dytë si antikomunist: “ Zoti gjyqtar më jepni atë që më takon, mos më vononi. Ju e dini: Unë jam dhe mbetem armik i Partisë së Punës së Shqipërisë!” Mjerisht, kjo shqiponjë e fjalës së lirë, ende banonte në barakat e ish­ ndërmarrjes “Muhamet Gjollesha”në Shkodër, në pritje për të marrë një hyrje të re 1+1 në janar të 2007­s, por shumë i qartë në vizion, shumë dinjitoz dhe objektiv në vlerësimin e së djeshmes e të sotmes gjatë asaj bisede dyorëshe: Ndanim mes nesh qëndrime të njëjta, mes të cilave edhe mendimin se krahas Ҫun Jonuzi erudit, patriot, antifashist i njohur ndёrkombёtarisht, intelektual i llojit tё vet, njёri nga 200 komunistёt e 1941-it, qё do tё ndёshkohej si liberal ndaj luftёs sё klasave apo Col Cufit, drejtues ekonomie me njё reputacion popullor tё mrekullueshëm, po aq edhe politikani apo deputeti qё nuk bëri kurrё sa pati nё dorё duke u ndjerё gjithёherё shumë mё tepёr se ushtari i Partisё, djali i Malёsisё, Mul Delia, figurё e spikatur pёr intelegjencёn natyrore, karakterin e tij burrёror dhe kurajon qytetare, publike, nё saje tё sё cilёs do tё shmangte luftёn vёllavrasёse mes malёsorёve nё gusht 1943-it duke nderuar cilindo malёsor pa dallime feje, posti apo bindje politike, meriton tё nderohet si figura qёndrore nr.1 e M.Madhe. . . Enkas e kisha planifikuar në intervistat Vip, menjëherë pas Dritëro Agollit,”Nderi i Kombit”, intervistë e cila për fat të keq dështoi për arsye financiare të Shoqatës të të Përsekutuarëve Politikë, dega Shkodër, që i nderuari Caf Nuzi drejtonte. Kalova tangent disa stacione në rrugëtimin e të kaluarës sonë të pastër si fshat e më gjërë, si model ekuilibri e respekti mes vedi , në kushte e rrethana rreptësisht të vështira, kur mund të të priste: Pushkatimi politik, internimi, persekucioni përbindësh brenda llojit, ferri total disa breza. Një e kaluar e pastër, si pjesa jonë e shëndetshme, që meriton t’i referohemi në ditët tona të entuiazmit modern, të krizës brenda vetes. A po “sakrifikojmë” në drejtim të konfirmimit të këtyre vlerave dhe resurseve që i kontribuojnë hapësirave të komunikimit, humanizmit dhe integrimit mes nesh, ndryshe Vetvetes sonë si identitet, si një ambicie e shëndetshme përballë tharjes në rritje në këtë trevë që aspak rastësisht u quajt me emrin aq fisnik, tё njohur dhe të nderuar botёrisht: Malësi e Madhe?!? Aspak...! Përballë kësaj tradite të spikatur, fatkeqёsisht, po dimensionohet në rritje cinizmi mes vedi duke injoruar vetveten : si histori, si kulturë, si identitet real, po aq sakrifikuar aq shumë kohë me tablotë sinoptike të persekucionit të shtirur. Mes shumë rasteve të tilla si zanafilla e frikshme e tharjeve mes nesh, në vitet “90-të e në vijim, dua të kujtoj një rast flagrant të kthetrave të kësaj tharjeje: Si kryetar i opozitës së pare zytare në këshillin e parë pluralist të rrethit M.Madhe, po aq edhe si kryetar i komitetit të parë, ekzekutiv, pluralist, ndryshe kryetar i Këshillit të parë pluralist të Koplikut të Sipërm, fshat me rreth 5000 banorë, në kushte natyrore jetese të vështira, ngaqё Komuniteti Evropian kishte akorduar 300 milionë lekë 8. të vjetra në ndihmë të Zonave Rurale, vendosa të paraqes një projekt për fshatin tim. Projektin e përgatita në afatin e duhur, falë një bashkëpunimi serioz me mjaft specialistë të fushave të ndryshme. Mirëpo kur po ndjeja një farë sigurie indirekt marrë këtë përgjigje absurde: ”Në Malin e Pogorës keni parullën“ Enver Hoxha”. Parulla të tilla, siç dihet, gjendeshin në mbarë kodrat dhe malet e Shqipërisës…?!?! Me keqardhje, por...“fronti brenda vetes” po vazhdonte edhe kësaj radhe në lojën e tij, të luftës së klasës, sipas traditës totalitare mbi 4 dekada..., por “demokratikisht”... Dëshmitë e një të kaluare të tillë, vinë si rebelim ndaj një shmangieje të dhimbshme nga vetvetja nën ethe” frontesh” , mjerisht, deri brenda gjakut aq, sa që vëllai që deri dje mohohej në emër të vigjilencës revolucionare, sot shfrytëzohet deri “prostituisht”, si i persekutuar komunist në emër të mbijetesës: Fjalë për fjalë defakto nё emёr tё njё një lufte tё re klasore, etj. idiotësi shqiptare: sa provinciale, sa kombëtare, të cilat Konicën do ta detyronin të shprehej në vitet “30: “Shqiptarёt... shpirtrobёr... Më parë shes mut njeriu se të shkruaj pёr shqiptarët. Gomarёve, pra, le tё pёrpiqem akoma njёherё t’u mbush kokёn me kёtё: Ç’ёshtё liria? Liria ёshtё tё mundet njeriu”, - insistonte i madhi Konica.(Vepra “Çështë estetika?”fq.7} Vallë ende të mos i kemi shpëtuar kurthit të Besnikërisë së Mallkuar ndaj Nënës Parti, si prerje bese ndaj kultvlerave të pastra të së kaluarës sonë në epokën e postfronteve dhe postidelogjive nën ethet e mitpolitizimit idiot, denigrues, skllavërues dhe përjashtues brenda vetes sa të tërhiqemi për humde “nga dallkaukët e kopukët dhe turmat pa tru”, siç do të shprehej Noli, në një vend që tashmë ka vite të jetë anëtar i NATO­s...?!?! E tmerrshme kur po shohim që arsimlartësit tanë memecë, qorr­ qorrsumbulla, instrumentë të verbër partiak, disa media po na i quajnë deri intelektualë, kur kemi aq nevojë, jo për principata politike, por për një gjithëpërfshirje reale të të gjitha vlerave tona si qytetarë apo si individualitete në emër të së ardhmes sonë të përbashkët në këtë vend që mund ta prosperojmë vetëm të bashkuar. Ndryshe vetëm kulti i së kaluarës së pastër larg Besnikërisë së Mallkuar partiake, vjen aktualisht si sfida më serioze ndaj tharjes brenda Vetes. Nё njё vёshtrim shumё mё tё gjёrё, kur shek.XXI, pritet tё jetё shekulli i shqiptarëve, ne vazhdojmё t’i vёmё prita dialogut brenda vetes. Kur Evropa e Re ka fituar koshiencёn e Korrigjimit tё Madh, 1913-tës sё Zezё, ne akoma nuk po kuptojmë se gjithçka kushtёzohet nga tё të qёnit tonё nё krah tё njёri-tjetrit. “Mjaft vuajti e gjora Shqipёri jetёn e Kurmit, duhet dhe ajo tё nisё tani tё rrojё jetёn e mendjes. Jeta e mendjes ёshtё tё hapim tё tёrё zemrat tona, tё flasim vёllazёrisht njёri kundёr fjalёs sё tjetrit, tё kuvendojmё si tё qytetёruar qё mblidhen tё luftojnё me fjalё pёr idetё e tyre. Mos besoni se kёshtu do t’i largohemi njёri-tjetrit! Pёrkundrazi do tё qasemi mё shumё, se do tё njihemi mё mirё, sepse nuk do tё kemi mendime tё fshehura dhe do tё kuptojmё qё tё tёrё jemi tё lidhur mes vedi me dy lidhje tё arta: Dёshёrimi i sё Vёrtetёs dhe dёshёrimi i Shqipёrisё”,- nënvizonte, tejet i fyer ndaj kёsaj lloj majmunmёrie, evrocentristi ynë F.Konica(“Ç’ёshtё liria?”fq.8). Koplik, më 12.06.2011 Kadri Ujkaj,studiues,eseist,
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 16:52:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015