"Xhelozia, sëmundja e të gjithëve?" 9 mënyrat për ta - TopicsExpress



          

"Xhelozia, sëmundja e të gjithëve?" 9 mënyrat për ta evituar Nuk ka njeri që mos ta ndiejë atë. Edhe ata që e duan veten e besojnë më tepër nëtë. Por ka të tjerë që e vuajnë më shumë shtrëngimin në stomak duke u bërë agresiv në punë, dashuri apo në komunikim me të tjerët. Pse ndodh xhelozia? A mund të evitohet kjo sëmundje shoqërore? Ja mënyrat interesante të cilat nuk i dinit Keni ndjerë ndonjëherë zët përkundrejt një personi tjetër vetëm sepse ai ka arritursukses? A ju duket sikur ndonjëherë suksesin e të tjerëve nuk e vlerësoni aq sa duhet duke e bazuar atë në disa arsye faretë vogla, vetëm për t’u ndjerë më mirë meveten tuaj? Përmes eksperiencave të përditshme të vëzhguara nga psikologë tëndryshëm është observuar se ky emocion instiktiv përpiqet thjesht të mbrojë egon tonë, duke e fshehur nga pamjaftueshmëritë dhe pasuguritë tona. Mendja jonë është aktive për të na mbrojtur nga çdo lloj pakënaqësie sado e vogël dhe e paarsyeshme të jetë. Por për çfarë shërben e tërë kjo? Jo vetëm që ndjenja e xhelozisë nuk është aspak e favorshme për të ndërtuar një raport shoqëror si dhe dashuror si dhe njëkomunikim efektiv, për me tepër ajo na bën të ndihemi keq. A e keni ndjerë ndjenjën e pakëndshme që ju mbrëthen? Apo shtrëngimin e vogël në stomak? Pse gjendemi në këtë lloj situate? Në marrëdhënie me të tjerët, ky emocion është kaq depërtues dhe i menjëhershëm saqë njerëzit nuk kanë as kohë për të reflektuar dhe për ta vlerësuar siç duhet. Xhelozia thyen komunikimin, dhembshurinë, si dhe shkatërron raporte. Impakti që ajo ka në një një raport intim mund të jetë shkatërrues. Kur je në një gjendje xhelozie, ne operojmë me një gjendje instiktive për të “shpëtuar”. Ne nxjerrim pa e kuptuar gjithë frikën tonë. Në këtë gjendje ne jemi irracionalë dhe e vetmja gjë për të cilën mendojmë është vetja jonë. Nuk mendojmë se çfarë të tjerët mund të ndiejnë. Por kur ne veprojmë nga një gjendje bollëku, e lëshojmë shpirtin human dhe mendojmë me dhembshuri kundrejt të tjerëve. Arrijmë të çlirojmë veten nga emocionet negative. Në një vend pune xhelozia ndihet në shumë raste dhe ajo shprehet në situata nga më të ndryshmet. Ne mendojmë shpesh nëse ai ose ajo është më e mirë se ne dhe kështu mendojmë se do të zëvëndësohemi. Duam shumë vëmendje, dashuri e përkushtim për t’u mos ndjerë xhelozë, sepse brenda nesh shfaqet një fëmijë që përqafon egon si pjesën më të pambrojtur. Gjithsesi të duhet punë për tashëruar këtë sëmundje shoqërore. Me pak besim dhe mendje të hapur gjithçka do t’ju duket më e lehtë. Përjetoje ndjenjën tërësisht “Për ta larguar xhelozinë, mjafton të shohësh se si ajo u bë pjesë e jotja. Analizosekuencat e mendimeve dhe të emocioneve në sistemin tënd dhe më pas fshiji ato duke arsyetuar tërë procesin me inteligjencë.” Nuk mjafton vetëm të kritikuarit e vetes se ndjenja e xhelozisë nuk është aspak pozitive. Nuk do të mjaftonte që ne ta largonim këtë fenomen nga vetja. Nëse bëhemi më të ndërgjegjshëm rreth saj dhei shkojmë situatës përtej, duke e parë atë në rrënjët e saj, do të fillonim të eliminonim emocionet negative. Lëreni veten ta përjetoni plotësisht ndjenjën e xhelozisë. Duke u përballur me të do të shihni se si ajo do të zvogëlohet gradualisht. Ja se si duhet të veproni më konkretisht. Gjeni një vend ku asnjëri nuk mund t’ju shqetësojë. Mbyllini sytë dhe filloni të ndjeni xhelozinë. Vështo brenda vetes se prej nga buron kjo ndjenjë? Si reflektohet ajo në trupin tuaj? A ju shtrëngon më tepër fyti? Apo stomaku? Ju dhemb zemra? Bëhu vëzhgues. Është e rëndësishme t’i lini ndjenjat t’ju dalin në sipërfaqe. Vini re që ajo që del nuk jeni ju realisht, por nevoja e egos suaj për vëmendje në emër të mbijetesës. Vazhdoni të vëzhgoni dhe ndjenjat tuaja do të fshihen gradualisht, duke bërë këtë praktikë do të kaloni nga perspektiva e një egoje dhe do të shihni realitetin nga perspektiva e një ndërgjegjeje më të zhvilluar. Duaje veten “Nëse nuk e pranon veten tënde tërësisht dhe ta duash atë ashtu siç është, ju do të jeni më të gatshëm për ta krahasuar atë me të tjerët duke gjetur te vetja mangësira inekzistente” Vlerat e vetes rriten nëse dashuria dhe vlerësimi ndaj saj rritet. Njerëzit të cilët janë rehat me veten e tyre dhe të sigurt në cilësitë e tyre, rrallë lënë që xhelozia t’i kontrollojë. Shiko brenda vetes, shpenzo kohë me veten, njihe veten tënde të vërtetë. Fokuso më shumë te vetja se sa tepersoni që ke përballë. Përdor dëshirat e tua për të ndryshuar perceptimet e gabuara. Duhet të dish se ke gjithçka që tënevojitet për të qenë e plotë, e vërtetë dhe e lumtur. Mendo se nëse ndjen se të mungon diçka i ke të gjitha ftësitë për ta pasur atë, mjafton të kesh vullnetin e mirë. Ndalo së krahasuari “Krahasimi është fara ndërsa xhelozia fruti”. Krahasimi të çon gjithmonë në xhelozi, dhe janë të dyja gjendje të krijuara të mendjes. Mendja jonë është kaqe etur për krahasim saqë shpesh na del nga kontrolli. Është e nevojshme ta evitojmë këtë sjellje të krahasimit për të parë se si janë gjerat vërtet. Fillo të vlerësosh ndryshimet. Shiko mbi të gjitha përfitimet e unicitetit tënd! Krahasimi dhe gjendja e saj nuk ka fund në fakt sepse edhe pritshmëritë tona nuk kanë fund. Kujtoni herën e fundit që përmbushët një qëllim të dëshiruar? Apo morët diçka që prisnit. Çfarë ndodhi katërjavë më vonë? A e vlerësove vërtet kaq shumë? Gjej se çfarë të kërcënon ty Pyet veten se çfarë nuk të pëlqen dhe duket se të kërcënon vazhdimisht. Për çfarë ndihesh i pasigurtë? Çfarë ke frikë semund të humbasësh? Çfarë mendon se meriton? Sapo ta kuptosh, përpiqu ta kalosh këtë gjendje pasigurie me një plan të fortë dhe efikas. Shiko se si mund ta vlerësosh këtë situatë nga një gjendje bollëku dhe vetëkënaqësie sesa nga një këndvështrim i frikshëm. Shkruaj për gjendjen tënde Psikologët sugjerojnë se një nga mënyrat më të mira për të larguar ndjenja të cilat na kërcënojnë e të cilat nuk i duam është të shkruajmë për to në një copë letër. Duke i shkruar këto mendime, ju jepet një mundësi për të shprehur veten, ashtu sikurse vendosen dhe opsionet e zgjidhjes së problemit në fletë. Është si ta shohësh qytetin larg nga një aeroplan, pasi kështu krijon një vizion më të qartë të pikturës sëmadhe. Pyet veten pse ndihem kështu. Shkruaj të gjitha arsyet në letër. Shkruaj pa hequr gjëra, çdo gjë që të vjen në mendje. Sapo të gjesh arsyet shkruaj se ç’mund të bësh për t’i evituar ato. Kërko brenda pasigurisë tënde! Bëhu realist Pyet veten, a është ai person një rrezik i vërtetë për ty? Për marrëdhënien tënde, apo për biznesin që ke krijuar? A është ajo që po ndjen një ndihmë apo përfitim për ty apo për ndonjë tjetër të përfshirë? Nëse nuk ndihesh mirë e për më tepër e gjithë situata nuk është aspak ndihmuese, atëherë a ka kuptim që të vazhdosh të ndihesh kështu? A ka ndonjë mësim që unë po mësoj? Cili është frymëzimi që po përfiton nga kjo situatë? Janë të gjitha këto pyetje që duhen bërë vetes për të qenë realist. Gjej forcën Fokusohu në forcën tënde dhe cilësitë unike që ke. Përpiqu të ndihesh mirënjohës për dhuntitë që ke apo aftësitë me të cilat je i bekuar. Sapo t’i kesh identifikuar se cilat janë atëherë ndrysho fokusin. Zhvendosu nga objektivi negativ Kur ndihemi keq dhe në mënyrë negative është e vështrirë ndonjëherë të mendojmënë mënyrë racionale. Jemi kaq shumë të fokusuar në ndjenjat negative saqë e humbasim objektivin tonë real. Ndryshoje gjendjen emocionale që të karakterizon duke ndryshuar edhe objektivin që të bën të ndihesh xhelozë. Si për shembull, do të ishte shumë mirë sikur të bëje pak vrap, apo pse jo të laje enët. Sapo të jesh qetësuar do t’i shohësh gjërat më ndryshepa mjegulla dyshimi apo xhelozie. A është kjo ajo që duam? Duke u ndjerë kështu, i japim më tepër rëndësi seç duhet ndjenjës sonë duke u shpërqendruar nga punët dhe objektivat tona. Në shumë raste ne jemi ata që e ushqejmë ndjenjën e xhelozisë duke u përqendruar e foskuar pas ndjenjave të çastit më shumë seç duam. Në fund të fundit korrim atë që mbjellim. Po nëse do të ishe në pozicionin e tjetrit si do të ndiheshe. Si mendon se ndihet ai tjetri? Vendoseni veten tuaj në pozicionin e tjetrit. Nëse shohim dikë që është më i suksesshëm se ne në të njëjtën fushë, festojeni suksesin e tyre sikur të ishte juajidhe përdoreni rastin e tyre si një model pas të cilit duhet të kapeni fort. Kjo është mënyra më e mirë për të arritur sukses pau ndjerë i ndrydhur nga xhelozia, kjo ndjenjë shoqërore dhe personale aspak e shëndetshme! . . Nino
Posted on: Tue, 06 Aug 2013 15:54:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015